Berisha: Rama denoncoi Presidentin e Shqipërisë tek ministri grek!

 Thirrja për kompanitë telefonike, Berisha: Të nxjerrin të gjitha tabulatet e lidhjes së qeveritarëve me bandat! Ky është interes kombëtar, ky është interes i sigurisë kombëtare!

“300 milionë euro të plaçkitura, të grabitura nga xhepat e qytetarëve shqiptarë me rritjen e çmimeve nëpërmjet bordeve. Kjo është një situatë dramatike. I garantoj anëtarët e bordeve, se për shkeljen e rëndë të Kushtetutës do të përgjigjen, se krimet Kushtetuese nuk fshihen, të mos përdoren si vegla të Edi Ramës dhe si hanxhar mbi të varfrit, mbi më të varfrit”.

FJALIMI I KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KUVEND

Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë seancë,

çështja për të cilën diskutohet është një çështje e veçantë, por e vërteta është se këto 9 vite interneti u shndërrua në një mollë të ndaluar për të varfrit shqiptarë.

Ndërkohë që filantropë të mëdhenj si Elon Musk kanë krijuar rrjetet më të fuqishme të shpërndarjes dhe përhapjes së internetit në botë, në Shqipëri të varfrit nuk mund të kenë internet për shkak të tarifave të larta. Dhe kjo përbën një diskriminim të madh me pasoja serioze në edukimin dhe formimin e fëmijëve.

Meqë jemi tek AKEP-i, përsëri këtu tentakulat, kthetrat e ministrave tuaj janë lëshuar të pamëshirë. Sipas qytetarit digjital, ministri juaj i Financave, i famshëm si ‘tigri i korrupsionit’, njeriu që plaçkiti në vitin 2010-2011, bashkë me Zoton e inceneratorëve, 13 milionë euro impulse, tani qytetari digjital e denoncon se ky është de facto menaxheri apo pronari i kompanisë së re 4iG, çka tregon se gjithçka ju bëni, e bëni vetëm për pasurimin tuaj dhe këto që thoni këtu janë thjesht letër pa vlerë.

Zonja dhe zotërinj,

natyrisht interneti është sot një domosdoshmëri e madhe, por unë konsideroj më të domosdoshmen kafshatën e gojës, e cila po mungon gjerësisht në shtresat e varfra të shqiptarëve. Nëna që gjer dje kishte mundësi t’i jepte fëmijës një gotë kos të cilën e blinte me 200 lekë të vjetra, sot e blen me 600 lekë të reja, pra një rritje çmimi katastrofale, tre herë rritur çmimi. Por ju nuk keni probleme se paratë i keni pafund, por ajo nuk ka një gotë kos t’i japë fëmijës së vet të sëmurë. Sot litra e vajit nga 1300 ka arritur në 3700, ushqimet po rriten në mënyrë të papërmbajtur. Të gjitha këto falë bordeve tuaja, me borde qeveria ka siguruar 300 milionë euro shtesë në të ardhurat e saj. 300 milionë euro të plaçkitura, të grabitura nga xhepat e qytetarëve shqiptarë me rritjen e çmimeve nëpërmjet bordeve. Kjo është një situatë dramatike. I garantoj anëtarët e bordeve, se për shkeljen e rëndë të Kushtetutës do të përgjigjen, se krimet Kushtetuese nuk fshihen, të mos përdoren si vegla të Edi Ramës dhe si hanxhar mbi të varfrit, mbi më të varfrit.

Zonja dhe zotërinj,

këto ditë u publikua intervista e ministrit të Jashtëm të Greqisë, në të cilën Nikos Dendias informon kombin e tij dhe të gjithë botën se Edi Rama ka paditur tek ai presidentin e Republikës. Unë do ju lutesha qytetarëve shqiptarë, ta shikojnë vetë këtë akt. Unë nuk e kam të vështirë të ve shumë epitete, por vetëm po sqaroj çdo shqiptar se presidenti i Republikës i cili duhet të japë autorizimin për fillimin e negociatave, pas të cilave çështja do të dërgohet në gjykatë. Edi Rama që padit atë, nuk i ka dërguar gjer sot asnjë kërkesë. Atëherë, një kryeministër që padit kreun e shtetit të vendit se më refuzon autorizimin për të filluar negociatat, në një kohë kur nuk i ka dërguar kërkesë, gjykojeni vetë se çfarë përfaqëson, gjykojeni se çfarë malli është. Unë mund t’ ve shumë epitete. Nikos Dendias i ka përmendur atij shumë herë ca lidhje obskure me Korfuzin, nuk i di ato, por di që akti i padisë ndaj Presidentit të Republikës tek një i huaj, në një kohë kur nuk i ke dërguar asnjë kërkesë për autorizim, përbën një akt të ulët, një akt të cilin e denoncoj këtu me forcën më të madhe.

Dy fjalë. A mund të ecet kështu, le të shtrojmë pyetjen shqiptarët? A mund të ecet me një njeri që fut thika, që mashtron pa skrupull? Nëse presidenti i Republikës nuk do i firmoste, ai duhet të njoftonte në radhë të parë opinionin publik shqiptar, ai nuk mund të ankohej kurrë tek ministri tjetër pa informuar shqiptarë. Çfarë përfaqëson ky? Çfarë shteti është ky? Ky është shteti ia tyre që vjedhin gjithë natën dhe rrahin gjoksin gjithë ditën. Ju bëj thirrje kompanive të telekomunikacionit të nxjerrin të gjitha tabulatet e lidhjes së qeveritarëve me bandat, se ky është interes kombëtar, se ky është interes i sigurisë kombëtare. E mori vesh e gjithë bota se Bjelivuk i Tiranës është Nuredin Dumani, është Talo Çela, është Suel Çela të cilët i kanë këtu në Parlament, para meje, përfaqësuesit e tyre. Ndaj dhe, hapni letrat, nxirrni dokumentet dhe pastaj të merret vesh se kush është më i rrezikshëm Talo, Sueli apo Taulant Bego, Taulant Çela.

Është e qartë se kush është!

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply