Paloka: I vetmi që fitoi në zgjedhjen e presidentit ishte Edi Rama

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka tha se, i vetmi që fitoi në zgjedhjen e presidentit ishte Edi Rama, i cili ka luajtur lojën deri në këtë moment sikur po bashkëpunonte me opozitën në një proces konsensual i cili nuk u arrit.

I ftuar në ‘Now’, Paloka tha se, më kryesorja për Ramën është që grupi i Partisë Demokratike të vazhdojë të qëndrojë i përçarë dhe kur u fut çështja e presidentit u theksua akoma edhe më shumë ndarja.

Paloka tha për Alibeajn se e kanë njohur si kryetar grupi për të mbledhur të gjithë demokratët për të krijuar një urë komunikimi dhe për nismën e bashkimit të grupit.

Paloka:Në mbledhjen e parë që është bërë janë njoftuar se janë të përjashtuar dhe si do bashkohet Partia Demokratike kur të gjithë janë të përjashtuar.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply