Zidane refuzon PSG-në

Trajneri francez, Zinedine Zidane nuk do t’i bashkohet Paris Saint-Germainit. Edhe pse ishte zgjedhja e parë e Emirit të Katarit, “Zizou” i ka dhënë përgjigje negative kampionit aktual francez. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez “Telefoot”.

Zidane është i papunë që kur u nda me Real Madridin, me të cilin e fitoi trofeun e Champions League tri herë radhazi, gjë të cilën nuk e kishte arritur askush më parë.

E kur pritej që ai do ta zëvendësojë Mauricio Pochettinon në “Parkun e Princave”, thuhet se Zidanen nuk e ka bindur mjaftueshëm projekti i PSG-së, prandaj edhe e ka refuzuar ofertën.

Me këtë rast, klubin francez mund të udhëheqë edhe një vit trajneri aktual.

About Redaksia

Check Also

Futbollisti i Chelsit ndërpret pjesëmarrjen në Kupën e Botës për Klube, zi për Diogo Jotën

Pedro Neto, bashkëlojtar i Diogo Jotës në Kombëtaren e Portugalisë dhe më parë te Wolves, …

Leave a Reply