Ballkani i Hapur shkatërrim i prodhimit vendas!

Ballkani i Hapur shkatërrim i prodhimit vendas!

Lexoni denoncimin e fermerit dixhital.

Miq, këto pamje janë nga Njesia Administrative Mollaj, ku tregohet sesi tonelata me mollë të prodhuara nga fermerët e fshatit Dvoran po hidhen në kanal për faj të paaftësisë së ministres së bujqësisë dhe shefit të saj.

Qeveria e ka treguar qartë që nuk i interesojnë fermerët dhe as puna e tyre e palodhur. Këto pamje tregojnë sesi djersa e këtyre njerëzve shpërfillet me paturpësinë me të madhe që karakterizon të gjithë narko kabinetin, me në krye Edi Ramën.

Këta po mundohen të shkatërrojnë tregun duke zhdukur subvencionet për fermerët, e duke hapur doganat plotesidht dhe rritur me disa here çmimin e plehrave kimikë. Gjithashtu një mungesë totale e pikave të grumbullimit dhe monopolizimi i tregjeve po i detyron fermerët çdo ditë e më shumë që të heqin dorë nga toka dhe puna e tyre.

Fshatrat po boshatisen, shqiptarët po ikin. Hektarë tokash pjellore po braktisen sepse shpresa e vetme për bujqit është emigracioni. Shteti i ka lënë në harresë sepse në vend që të mbështesë atë që ka ide dhe nevojë për zhvillimin e tokës, ai zgjedh ta vjedhë. Dhimbja më e madhe për një bujk është pamundësia për të parë tokën e tij të prodhojë, prodhimet të tregtohen e fitimet të sjellin, për rrjedhojë, një jetë më të mirë për të e familjen e tij. Po të ishte kështu askush, ende në 2022, nuk do të zgjidhte emigracionin në vend të tokës së tij. sb

Mund të jetë një imazh i natyra

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply