Nga Iva V.GRILLO
Si mbërritën “negociatat” në këtë derexhe ku përfaqësues të vetëshpallur të opozitës i kërkojnë partisë-shtet që të zgjedhë një president nga radhët e veta…dhe mundësisht një socialist 24 karatsh?!
A thua se pozita ka treguar namuz të madh deri tani për të bërë kërdinë e vënë nën thundër gjithë institucionet e shtetit…dhe nuk bën dot pa inkurajimin e konsideratat e Gjekmarkaj…
Mbresëlënës edhe hartimi i tij mbi rëndësinë e partisë-shtet si aset kombëtar, ndërkohë që opozitën e kanë katandisur në pikë të hallit…
Për këto lloj “gjetjesh” alla Gjekmarkajsh populli e ka një shprehje: “ta gjesh andej nga s’e pandeh”!
Dhe vërtetë pabesia dhe bukëshkalësia na janë kthyer në institucion…