Programi i ceremonisë së homazheve në nder të Presidentit Bujar Nishani

Programi i ceremonisë së homazheve në nder të ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani

Datë 1 qershor 2022 (e mërkurë)

-Mbërritja e arkemortit me trupin e Presidentit Bujar Nishani në Tiranë herët në mëngjes dhe do të vendoset sallën “Skënderbeu” të Institucionit të Presidentit.

-Paradite ora 10:00-14.00 dhe pasdite 16.30-22.00, familja do të presë vizitat e rastit dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës.

Datë 2 qershor 2022 (e enjte)

Ora 10:00-12.00- Homazhet zyrtare sipas ceremonialit dhe protokollit të shtetit.

Pas orës 12.00, arkemorti me trupin e Presidentit Nishani, i shoqëruar nga kortezhi mortor shkon në këmbë deri të Ura e Lanës, pastaj niset drejt varrezave të Sharrës ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit.

-Ceremonia e varrimit dhe fjalime lamtumire.

-Dreka mortore në nderim të të ndjerit President Bujar Nishani do të shtrohet në ish-hotel “Sheraton” (Mak Albania)

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply