Lufta në Ukrainë, Mbretëria e Bashkuar: Ushtria ruse mund të shembet

Enton DOÇI (Lyon)

Ushtria ruse mund të shembet për shkak të humbjeve prej më shumë se 30.000 trupave në Ukrainë, sipas një raporti konfidencial të Mbretërisë së Bashkuar, që u zbulua të hënën.

Ndërsa humbjet e fundit të vlerësuara të trupave të Moskës e bëjnë luftën më të zymtë, për Presidentin Vladimir Putin, raporti pretendon se ai i sheh ato si ‘një çmimin që ai vlen të paguhet për fitoren.’

Megjithatë raporti i ri –një analizë e fshehtë e pushtimit brutal të Putinit e publikuar nga media britanike The Mirror- pretendon se humbjet mund të jenë shumë më të mëdha për ushtarët e tij, mes raporteve se morali  i ushtarëve rus është i ulët.

Sipas The Mirror, raporti i ri sugjeron se zyrtarët e Kremlinit janë përpjekur dhe kanë dështuar të bindin Putinin se pushtimi i tij ka qenë një fatkeqësi dhe se ai beson se mund të arrijë ende një fitore të pjesshme në rajonin lindor Donbas të Ukrainës.

Një fitore në rajon do t’i jepte Rusisë ndikim mbi Kievin, thotë raporti, ndërsa humbja ka të ngjarë të rezultojë në rrëzimin e Putinit si president.

Në raportin konfidencial shkruhej:

“Përpjekja e Rusisë për të arritur një fitore të shpejtë dhe vendimtare në Donbas nuk ka pasur ende sukses. Ata ende po luftojnë po përparimi i tyre është 1-2 km në ditë.

Më tej thuhet në raport se deri më tani, Putin ka qenë në gjendje të fshehë më së shumti ‘dështimet e mëdha’ të pushtimit nga publiku rus, ose t’i fajësojë zyrtarët e tjerë të Kremlinit.

“Populli rus deri vonë ka besuar në dezinformimin e Putinit. Ne kemi parë një përpjekje brenda Kremlinit për t’i dhënë një mesazh Putinit dhe ekipit të tij më të afërt se gjërat po shkojnë keq, ndoshta edhe në mënyrë katastrofike”, shton ai.

Analisti britanik Bruce Jones, në lidhje  me raportin tha për The Mirror se përfundimisht do të vijë një pikë ku forcat e Putinit nuk mund të mbajnë më humbje.

“Njësitë nuk do të jenë më në gjendje të funksiononin si një forcë luftarake, sepse janë shumë të varfëruar,” tha ai.

Ndërkohë, udhëheqësit e Bashkimit Evropian u përpoqën të hënën për të rënë dakord për të vendosur një embargo të naftës ndaj Rusisë, pasi presidenti i Ukrainës u kërkoi atyre të linin mënjanë mosmarrëveshjet e tyre dhe të miratonin një paketë sanksionesh të vonuara prej kohësh që synonte të grumbullonte më shumë presion ekonomik ndaj Moskës për të ndalur luftën.

About Redaksia

Check Also

Spanja, Irlanda dhe Norvegjia do të njohin Palestinën si shtet

Në një veprim të bashkërenduar, Norvegjia, Spanja dhe Irlanda njoftuan sot se do të njohin …

Leave a Reply