Lirohet nga burgu Ballist Morina

Gjykata e Durrësit la të lirë Ismail Morinën, tifozin e zjarrtë të kombëtares shqiptare, i njohur si ‘Ballisti’. Morina u arrestua në datën 25 maj të këtij viti, për shkak se ishte i dënuar në mungesë me burgim për veprën penale ‘mbajtja e armëve pa leje’, pasi u kap në tetor të vitit 2015 në Tiranë me armë zjarri në makinë.

Gramoz Lika, avokat mbrojtës i Ismail Morinës, u shpreh për mediat se klienti i tij do të kryejë shërbimin e provës për pjesën e dënimit të mbetur.

Ismail Morina u arrestua në Tiranë në tetor të vitit 2015 me 2 armë pa leje në makinë, për të cilat u dënua në vitin 2016 me 1 vit 4 muaj burg.

Por gjykata vendosi të lirojë nga qelia Ismail Morinën duke i përllogaritur kohën e paraburgimit, ndërsa pjesën tjetër të dënimit e konvertoi me shërbim prove. Por sipas Policisë, Morina nuk ka shlyer dënimin e dhënë nga Gjykata duke vendosur më 25 maj arrestimin e tij.

Sot gjykata rinjeh shërbimin e provës për tifozin kuqezi, duke e lënë të lirë.

About Redaksia

Check Also

Hapi i parë i Berishës pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se cilat do të jenë hapat e …

Leave a Reply