PD pjesë e Kongresit të PPE në Roterdam

Partia Demokratike ka marrë pjesë në punimet që po zhvillon Kongresi i Partive Popullore Europiane në Roterdam. PD përfaqësohet nga deputetët Belind Këlliçi e Albana Vokshi dhe disa figura të tjera si Genc Pollo apo Gerti Bogdani. Në ditën e parë të punimeve, Partia Demokratike ka qenë pjesë e tryezave ku është diskutuar për orientimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian. Nisja e punimeve të Kongresit ka rrëzuar përfundimisht zërat se PD ishte e përjashtuar nga ky aktivitet për shkak të situatës brenda kësaj force politike.

‘Momentalisht po diskutohet rreth sfidave të ardhshme të Ballkanit Perëndimor dhe orientimin europian të vendeve të rajonit tonë.

Pjesë e panelit aktual janë Zj. Doris Pack, presidente e Institutit Robert Schuman dhe bashkëpunëtorë e partnerë të tjerë të këtij instituti.

Gjithashtu në panel ndodhen Sekretari i Përgjithshëm i European Democrat Students, Z. Ivan Botoucharov dhe Zj. Tatiana Poliak-Grujic nga Visegrad Insight – një platformë analitike dhe debati që gjeneron politika orientuese për Europën dhe partnerët euroatlantikë.

Më herët kisha kënaqësinë të isha pjesëmarrës në tryezën e diskutimit me temë ‘Lufta ruse dhe efektet e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor’, me panelistë Z. Christian Schmidt, Përfaqësues i Lartë për Bosnjë-Hercegovinën dhe Zj. Majlinda Bregu, në cilësinë e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Paneli i të ftuarve moderohej nga Z. Patrick Voller, Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Popullore Europiane’, shkruan Belind Këllicci në Facebook.

Një ditë më parë Partia Demokratike i cilësoi si trillime pa asnjë bazë njoftimet sipas të cilave PD është përjashtuar apo pezulluar nga Partia Popullore Europiane. Në deklaratën e Partisë Demokratike thuhet se njoftimet janë shpërndarë nga zyra e dezinformimit Rama-Basha.

PD ka bërë të ditur se PPE ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë qëndrim tërësisht neutral në lidhje me zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike. PD thekson se për këtë qëllim, në fund të marsit 2022, PPE vendosi të mos ftojë në Kongresin e saj delegacionin zyrtar të PD, deri sa të ketë një zgjidhje përfundimtare të çështjes të përfaqësimit zyrtar të PD.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply