1 Qershori i fëmijëve…

Nga Rezenbrik SERJANI

1 Qershori, dita simbol e fillim stinës së verës, gjallërisë, ngrohtësisë stinore që përcjellë, gjithëvënies në lëvizje të të gjithë komponentëve natyror, bukurisë dhe larmishmërisë së ngjyrave të çelura e të gjalla, 1 Qershori ju dedikohet fëmijëve, qelizës së të ardhmes.
Fëmijëve shqiptarë, të ardhmes sonë të ndritur, dritës sonë kombëtare, bukurisë së këtij vendi, Gëzuar 1 Qershorin!

Gëzuar 1 Qershorin çdo fëmije !

Gëzuar ti o dritë e bukur, edhe pse nga pamundësia ekonomike nuk shkon në shkollë apo kopësht!

Gëzuar edhe ti o rreze dielli, i cili mbledh krom e herë herë sorrollatesh mbi minierat e shitura të vendit tënd i pangrënë!

Gëzuar edhe ti foshnjë e posaçelur, që lotët e parë i derdhe në jetimore, sepse prindërit enden në zbrazëtinë e pashpresë të boshllëkut ekonomik!

Gëzuar edhe ti hero/heroinë e vogël, i cili bën dhjetra kilometra rrugë balte, kalim lumenjsh pa ura ose gjysëm urash, që nisesh që pagdhirë, për të shkuar në shkollë!

Gëzuar edhe ti e ardhme e bukur që në kolektivitetin e klasave mëson dhe shpreson për arsimim, sakrifikon dhe mëson plot shpresë alfabetin e gjuhës tënde!

Gëzuar edhe ti burim frymëzimi, teksa lexon e reciton ndoshta Migjenin, të pikon tavani i lagësht i shkollës tënde!

Gëzuar edhe për ty shpresëz e vockël, që ndoshta vaktet ditore ky vend nuk t’i siguron!

Gëzuar edhe për ju prindër plotë halle, të lotuar çdo ditë, të sakrifikuar për ne, të munduar për ne!

Gëzuar edhe për mua, për shtegtarin kokëmbrapa të radhës!

Gëzuar edhe për ty, i detyruar i ikur!

About Redaksia

Check Also

Nga 1 shtatori Shqipëria do të shtohet me mijëra emigrantë afrikanë

Testi i provës gjenerale për këtë kamp të ndërtuar rishtazi duket se kaloi me sukses. …

Leave a Reply