Ish-Drejtori i AKU bëhet biznesmen, hap karburant dhe ushqimore

Çudirat shqiptare nuk kanë të sosur. Rezulton se në këtë vend është mjaft e lehtë që nga ish-drejtor i AKU-së të përfundosh në biznesmen karburantesh. I tillë është rasti i Bledar Skënderit, i cili pasi u padit në SPAK nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shpërdorim detyre, gjeti kohë të bëhej biznesmen. Voxnews ndërkaq zbulon emrin e kompanisë, e quajtur Kosova Oil.

Bledar Skënderi u shkarkua nga detyra si Drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve.

Autoriteti në kallëzimin e tij për në SPAK, sqaronte se ky vendim erdhi pas kontrollit të ushtruar në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, pas alarmit të ngritur nga Bashkimi Evropian për disa lloje akulloresh që kishin përbërës të rrezikshëm për shëndetin.

Drejtori i AKU asokohe Bledar Skënderi nuk mori asnjë masë, nuk kreu inspektime, nuk bllokoi këto produkte dhe nuk i tërhoqi nga tregu akulloret e rrezikshme. Kujtojmë se Bledar Skënderi përpara se të merrte detyrën si Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, mbante postin e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Por pas shkarkimit nga detyra si drejtor i AKU, Bledar Skënderi katapultohet në Agjencinë për Hartimin e Programeve të Veçanta të Shtetësisë. Por nuk mjafton me kaq duket se qëndrimi i tij në krye të AKU, i ka lindur ideja të hap një kompani “Kosova OIL”.

About Redaksia2

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply