Çmimi i naftës ulet me 6% në bursë, Bordi i Ramës e rrit çmimin në Shqipëri

Bordi i ashtuquajtur i Transparencës, i krijuar pak muaj më parë nga qeveria Rama pas fillimit të krizës vendosi dje që çmimi i naftës të rritet në 248 lekë.

Vendimi i Bordit u argumentua me shtrenjtimin e naftës në bursa në rreth 120 dollarë për fuçi.

Por ish-zv/kryeministri Erion Braçe me një postim në Facebook, sot ka një thirrje për reflektim për Bordin duke e rrëzuar argumentin e tyre.

Deputeti socialist thotë se çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare ka shkuar nga 120 dollarë/fuçi që ishte në 31 maj, sot në 2 qershor zbriti në 112-113 dollarë duke kërkuar reflektim.

“Nafta tani; Nga 120 dollarë/fuçi më 31 maj, në 112-113 dollarë/ fuçi tani. Meqë po shisni me 248 leke/litër, jo për gjë tjetër!

Se ju shisni sipas bursës apo jo, jo sipas rezervave te rafinerive e sipas rezervave tuaja kur blini nga rafineritë! Apo jo“, shkruan Braçe.

About Redaksia2

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply