Gazeta e madhe amerikane: Shqipëria i jep lamtumirën ish-Presidentit Nishani

Qindra media ndërkombëtare raportojnë sot se Shqipëria i dha lamtumirën ish-presidentit Bujar Nishani.

Gazeta e madhe amerikane, Washington Post shkruan se Nishani u përcoll sot me një ceremoni zyrtare shtetërore.

“Mijëra njerëz, përfshirë presidentin, kryeparlamentaren, ministra të qeverisë dhe politikanë, i bënë nderimet e tyre Nishanit në ambientet e presidencës në kryeqytetin, Tiranë.

Presidentja e Kosovës dhe ish-presidentët shqiptarë dhe kosovarë morën pjesë gjithashtu, duke e kujtuar Nishanin si një njeri të përkushtuar për të punuar për demokracinë në vitet postkomuniste të Shqipërisë,” shkruan gazeta.

“Njerëzit ecën përkrah kortezhit mortor të Nishanit në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë përpara se ai të dërgohej në varrezat publike.

Nishani vdiq të shtunën në Gjermani pas një problemi të rëndë shëndetësor. Mediat shqiptare raportuan se ai vuante nga një sëmundje auto-imune, e cila u përkeqësua pasi ai u infektua më Covid-19 më shumë se një muaj më parë.

Flamujt kombëtarë u ulën në gjysmështizë të enjten pasi u shpall dita e zisë kombëtare.

Nishani u zgjodh në vitin 2012 në moshën 45-vjeçare për t’u bërë presidenti i gjashtë në Shqipërinë postkomuniste- dhe më i riu. Ai shërbeu si kreu i shtetit deri në vitin 2017.

Para kësaj, Nishani kishte shërbyer si ministër i Brendshëm dhe i Drejtësisë i vendit dhe shihej gjerësisht si i butë dhe jokonfrontues sipas standardeve të zakonshme të politikës shqiptare.

I lindur në qytetin port të Durrësit, rreth 35 kilometra në perëndim të Tiranës, Nishani u diplomua në një akademi ushtarake dhe më pas në fakultetin juridik. Fillimisht ka dhënë leksione në akademinë ushtarake dhe më pas ka punuar në poste të larta në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë. Ai u zgjodh deputet në vitin 2005.

Nishani ka lënë pas gruan, një djalë dhe një vajzë”.

About Redaksia

Check Also

Lubonja shpërthen kundër Soros, reagimi…

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin Open, duke folur për Samitin për Rajonin të …

Leave a Reply