Idhulli i kukullave prej lecke…

Nga Iva V.GRILLO

Edhe një çmim tjetër “global” për liderin tonë po aq “global”, që kohët e fundit është bërë dhe idhulli i kukullave prej lecke…përveç kukullave njerëzore që kemi rast ti shohim shpesh nëpër rolet përkatëse.

Vlerësim për “moralin, bujarinë, shembullin por dhe omnipotencën e tij”…paskërka marrë nëpërmjet këtij çmimit të fundit nga një aktivitet i “Sesame Workshop”, një OJQ amerikane.

Në këtë botën globale ku jetojmë e ku informacioni duhet të shpërndahet kudo brenda sekondës, duket se organizatorëve nuk u paska mbërritur “telegrami” për lajmet e fundit:

– Se afganët në Shqipëri janë në protestë dhe duan të ikin nga sytë këmbët

– Se “heroi” i afganëve dhe “i zoti i shtëpisë” nuk është në fakt ai që paguan për qëndrimin e tyre në Shqipëri

-se “heroi” i afganëve dhe organizatorëve të përtej detit ka përzënë me qindra mijëra shtetas të vet nga vendi pikërisht për shkak të “moralit, bujarisë dhe shembullit” që tregon çdo ditë ndaj bashkombësave të vet.

Veçse këta të fundit kanë 10 vite që e durojnë, ndërsa afganëve iu deshën vetëm 8 muaj për ti njohur dhëmbë e dhëmballë “heroit” tonë. Dhe tani e kanë ndarë mendjen…janë gati të ikin natën kur i thonë…pavarësisht çmimeve që emetohen nga përtej detit për “heroin global”.

Organizatorët e këtyre teatrove me kukulla duket se nuk denjojnë të lexojnë as raportet që publikojnë qeveritë e tyre, ku “heroi” global nuk del gjë tjetër veçse një bajraktar i rëndomtë lokal, që kërkon të kontrollojë gjithçka….gati- gati edhe zogjtë që fluturojnë mbi bajrakun e vet.

“Sesame workshop” ka të drejtën e vet të emetojë çmime “magjike” e të organizojë teatrot e vet me kukulla prej vërteti apo prej lecke…

Por meqë jemi tek përrallat më vjen në mendje që edhe Ali Babës me 40 shokët e tij hajdutë, shpesh i duhej vetëm “Hapu susam” si “pasaportë” për të vazhduar e bërë kërdinë si hajdutë profesionistë.

#StopFarsesRama

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë dhe teksti që thotë "AKTUALITET Afganët e Shëngjinit në protestë, shoqata nuk u ka paguar resortin KOMENTE Nga: Euronews Albania 01-06-2022 15:04 euro news. Afganët e Shengjinit në prot.. "S EURONEWS NOW AFGANET NGRIHEN NE PROTESTE SHOQATAT NUK KANE PAGUAR RESORTIN, 348 PERSONA NẼ UDHEKRYQ MCN ROZAFA I"

About Redaksia

Check Also

I meruari Mero i bie karadyzenit!

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Merua i çkëthur i Bazeve, që ka meruar dynjanë me …

Leave a Reply