Ylli i PSG, Kylian Mbappe thuhet se dëshiron të shohë 14 emra të largohen nga skuadra franceze këtë verë, përfshirë trajnerin Mauricio Pochettino dhe sulmuesin brazilian, Neymar.
23-vjeçari kohët e fundit e vazhdoi të ardhmen e tij në klub duke e kundërshtuar Real Madridin për të nënshkruar një marrëveshje të re trevjeçare me PSG-në.
Si pjesë e marrëveshjes fitimprurëse, besohet se francezit i është dhënë më shumë pushtet në prapaskenë dhe ai mund të vendos për shumë gjëra në klub.
Neymar dhe trajneri Mauricio Pochettino thuhet se do të kryesojnë listën e të larguarve, ndërsa Mbappe thuhet gjithashtu se dëshiron të largojë anëtarët kryesorë të skuadrës si Mauro Icardi, Julian Draxler, Ander Herrera, Idrissa Gueye, Leandro Paredes dhe Thilo Kehrer.
Ndërkohë, Danilo Pereira, Layvin Kurzawa, Pablo Sarabia, Juan Bernat, Colin Dagba dhe Sergio Rico mendohet se janë gjithashtu në listën për t’u larguar.