Salianji: Berisha ka shumicën e anëtarësisë, një copëz e vogël mbështet Bashën

Ervin Salianji shprehet se kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shumicën e mbështetjes nga anëtarësia. Një copëz e vogël, tha ai, mbështet Lulzim Bashën.

Salianji ngre shqetësimin se PD mund të shkojë drejt ndarjes, ndërsa inkurajon bashkimin e të gjithë deputetëve.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Salianji tha se, PD duhet të bashkohet dhe se është absurde që deputetët demokratë nuk ulen me njëri tjetrin, por disa prej tyre janë të gatshëm të ulen me Ramën dhe Ballën.

“Përpjekje mund të ketë patur por në fund ka rëndësi rezultati. Për degët dhe Këshillin Kombëtar, duhet të kishte zgjerim dhe përfshirje, për të thënë deputetët do të jenë pjesë e procesit, për të patur zgjedhje të pranueshmë nga të gjithë palët. Kjo u kërkua për t’i dhënë mundësi bashkimit. Nuk është kurrë vonë.

Nuk e kuptoj si mund të kërkosh të ulesh me Ramën dhe Ballën dhe mos ulemi dot ne deputetë të PD, është një përpjekje për të krijuar dy parti. Një parti pak më e madhe, te Berisha dhë një shumë më e vogël, që nuk do ta lëshojë Lulzim Basha”, tha Salianji.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply