Vritet në Ukrainë snajperisti më i fortë rus

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë vrarë njërin prej snajperistëve më të fortë rusë, kanë bërë të ditur burime brenda forca separatiste pro-ruse, shkruan Newsweek.

Lajmi për vdekjen e Alexander Kislinsky, snajperist në forcat ruse GRU dhe në brigadën e 22 të Spetsnaz, i cili pati “zbarkuar” në Ukrainë gjatë 24 majit, ka alarmuar ushtrinë e Putinit.

Në llogaritë e separatistëve pro-rusë në Ukrainë, është bërë e ditur se ky snajpersit që konsiderohej si një prej më të mirëve në forcat ruse, është vrarë gjatë një beteje, madje ata publikuan edhe imazhe të funeralit të Kislinskyt, kufoma e të cilit është rikthyer në Rusi.

Forcat separatiste pro-rusë janë munduar ta glorifikojnë figurën e snajperistit të vrarë rusë – duke e cilësuar si hero dhe luftëtar të mirë, por ukrainasve nuk iu desh shumë kohë nga ardhja e tij në Ukrainë, që ta lokalizojnë dhe vrasin.

About Redaksia

Check Also

Vala “Trump”, liberali Trudeau drejt shkarkimit nga Parlamenti

Kreu i partisë kanadeze në pushtet tha të premten se do të votonte në favor …

Leave a Reply