Kush është kandidati i Ramës për President?

Presidenti i ri i Republikës që pritet të votohet të shtunën është i pari mjek që u konvertua në ushtarak dhe u vu në krye të ushtrisë. Ai ka marrë gradën madhore “Gjeneral Major” nga Presidenti Ilir Meta në 2020.

Bajram Rushit Begajt gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer:

“Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen”, në Shqipëri;
“Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë”, në Shqipëri;
“Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji”, në Shqipëri;
“Kursin e menaxhimit spitalor” dhe “Kursin e lidershipit mjekësor strategjik”, në SHBA;
“Specializimin në fushën e mjekësisë” dhe “Kursin e Shëndetësisë”, në Greqi.
Gjeneral Major Bajram Rushit Begaj, ka përfunduar “Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë”, në Shqipëri si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi.

Ai ka kryer detyra të ndryshme si:
Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes,
Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT,
Drejtor i Spitalit Ushtarak
Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor, në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply