“Rilindja”, ku e gjeti dhe ku e çoi trurin

Dr.Erion DASHO

Sot në mëngjes botova faktin skandaloz se Shqipëria klasifikohet midis vendeve më të prekura në botë përsa i takon humbjes së trurit (Brain Drain) dhe statusi u shpërnda nga shumë friends, të njohur e të panjohur, portale, etj., të cilët gjej rastin t’i falenderoj për sensibilizimin e krijuar.

Nuk mungoi edhe komenti klasik që nuk është faji i Rilindësve sepse “të gjithë njëlloj janë” dhe të gjithë qeveritë kanë bërë të njëjtën gjë.

Jo, të nderuar!!! Nuk janë njëlloj! Për të argumentuar po sjell grafikun e mëposhtëm ku krahasohet gjendja e indeksit të “Brain Drain” në vitin 2013 kur Rilindja erdhi në pushtet dhe në vitin 2021.

Në vitin 2013, Shqipëria kishte një indeks 6.60 (ku 10 është rezultati më i keq i mundshëm) dhe ndodhej në vendin e 59-të në botë. Jo se ishte ndonjë rezultat që na nderonte, por ndodhej vetëm 1.17 pikë sipër mesatares globale që atë vit qëndronte në 5.43. Mbi të gjitha, krahasuar me vitin 2007 kur ky indeks nisi të përllogaritej, Shqipëria shënonte përmirësim pasi zbriste nga 7.50 në 6.60 pikë.

Në vitin 2021, Shqiperia kishte një indeks 8.30 dhe ndodhej në vendin e shtatë në botë në një grup me vendet në luftë si Somalia, Palestina, Siria dhe Çadi. Ky rezultat është 3.05 pikë mbi mesataren globale që qëndronte në 5.25 (pra ka pësuar ulje në raport me vitin 2013 sepse bota bën përpara dhe vetëm Shqipëria e Rilindësve bën pas)!!!

Kushdo që ka dëshirë t’i krahasojë vetë këto të dhëna, mund të hyjë në website “Global Economy”.

No photo description available.

About Redaksia

Check Also

Si rekruton e si përdor mafia Soros!

Nga Edi PALOKA Mafia , perpara se te pranoje nje “ushtar” te ri ne familje …

Leave a Reply