Pas bojkotit të votimit për gjeneral major Bajram Begaj për postin e Presidentit, kreu i PD, Sal Berisha ka folur para gazetarëve në ambientet e jashtme të Kuvendit.
Berisha: Kjo procedurë është shumë e rrezikshme për vendin sepse i hap shtegun, me këtë precedent, që çdo shef shtabi të aspirojë që të kapë kreun e shtetit, duke shfrytëzuar këtë precedent, i cili, në rastin konkret, flitet se Edi Rama është korruptuar me pronat e bazave ushtarake, dhe të ushtrisë, në raste të tjera, një shef tjetër shtabi mund të korruptojë dhe mund të mposhtë, mund të marrë peng kryeministrin e një vendi dhe me dhunën e ushtrisë dhe të uzurpojë me këtë precedent, kreun e shtetit. Një rast që s’ka ndodhur kurrë në vendet e lira, ndodh në narkoshtetit shqiptar dhe e denoncoj këtë me forcën më të madhe.
Gazetarja: Nëse flisni për mafien e pronave të ushtrisë, pse do pritej ky kandidat në Pentagon disa ditë më parë nëse do ishte kaq i korrupstuar?
Berisha: Do të më falni, por nuk u prit Saimir Tahiri në shtëpinë e Bardhë? Është kështu apo jo? Saje u ul ballë për ballë… njëlloj ajo, zyrtar, zyrtar, më i rëndësishëm se ky madje, s’përbën asnjë dëshmi. Fakti është se burime plotësisht të besueshme të mediave dhe politikanëve kanë denoncuar se zotëria ka firmën mbi dokumentet e plaçkitjes së bazave në gjirin e Palit dhe në Sarandë.
“Skapi” i partisë tha se sk’a hetim për zotin Begaj, sepse “Skap” nuk guxon të nisë hetime, me regjistru hetime për shembull për Ahmetajn, Veliajn, e pamundur.
Nuk mundet që të hapë, dhe ca bën hap çështje për këtë punë dhe shkon merr ca peshq të vegjël dhe thotë e zgjidha problemin. Më akuzat për pronat e ushtrisë jam njohur dje dhe sot për raste konkrete.