Berisha: SKAP nuk guxon të hapë hetime për nivele të larta

Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur për mediat pasi grupi parlamentar ka braktisur sallën e Kuvendit ku do të votohet për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Berisha ka shpjeguar arsyet e largimit nga salla, ku sipas tij kandidatura e Bajram Begajt për President të Republikës është anti-kushtetuese dhe se mbi të ka një sërë akuzash nga media dhe politikanë, se firma e tij gjendet mbi dokumentat për plaçkitjen e bazave detare në Gjirin e Palit dhe në Sarandë.

Ish-Kryeministri është ndalur edhe te dekreti i presidentit Meta, ku tha se, ai dekret nuk ka asnjë vlerë pasi është bërë jashtë territorit të vendit, duke iu referuar të drejtës kushtetuese europiane.

Pyetje: Nëse flisni për mafien e pronave të ushtrisë pse do të pritej ky kandidat në Pentagon kur do të ishte kaq i korruptuar?

Berisha: Nuk u prit Saimir Tahiri në Shtëpinë e Bardhë? Këto nuk janë argumenta. Saja u ul përballë dhe ishte zyrtar më i rëndësishëm se ky për të thënë të drejtën, kjo nuk përbën asnjë lloj pasaporte apo dëshmie. Fakti është se burime plotësisht të besueshem të mediave dhe politikanave kanë denoncuar se zotëria ka firmën mbi dokumentat për plaçkitjen e bazave në Gjirin e Palit dhe në Sarandë. Kushtetuta është një njërën anë dhe këto anë të tjera, por SKAP-i i partisë deklaroi se nuk ka asnjë hetim për zotin Begaj. SKAP-i nuk guxon të hapë hetime për nivel më të larta, si psh. hetim për zotin Ahmetaj apo Veliaj dhe hapë çështje të tilla. Mer ca peshq të vegjël dhe thotë e zgjidha këtë punë.

Me akuzat për pronat e bregdetit jam njohur edhe më herët por për këto fakte jam njohur dje dhe sot.

Vimë te dekreti i presidentit Meta. Presidenti humbet fuqinë e dekreteve kur është jashtë territorit. Jashtë territorit nuk ka dekret. Mund ti referohesh edhe të drejtave kushtetuese por sipas të drejtës kushtetuese europiane nuk lëshon dekret jashtë vendit pasi kur je jashtë vendit, kryetari i shtetit është kryetari i parlamentit.

Sigurisht që do e bojkotojmë pasi nuk e imagjinonim të kishte një shkelje të tillë flagrante të kushtetutës së vendit. Jemi në kushtet e shkeljes flagrante të kushtetutës së vendit. Donim ta bënim në parlament këtë qëndrim por kryetarja e parlamentit e ka bërë me çels dhe kështu.

Kjo ndodh vetëm në parlamentin shqiptar ku zonja Lindita e përdor si dyqanin e vetë. Nuk ka sallë asambleje në botë që kur kërkon për çështje procedure nuk të jepet fjala. Tani kam kushtetutën para dhe po shkelmohet kushtetuta në mënyrën më flagrante.

Pyetje: A do ta ankimoni në Gjykatë Kushtetuese për procedurë?

Berisha: Me këtë kontroll absolutr që ka ekzekutivi mbi drejtësinë, çpo ndodh me Gjykatën Kushtetuese. Pasi mban disa muaj çështjen në fund thotë që nuk legjitimohet procesi dhe kjo çështje.

Pyetje: A jeni të kënaqur me qëndrimin e grupit parlamentar në sallën e Kuvendit?

Berisha: Mania e gazetarëve për të klonuar lajmet e mia është në mënyrë të jashtëzakonshme, ju lutem mos ma prishni lajmin.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply