Rama: Këtë vend e duam për vete!

Edi Rama foli për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, Bajram Begaj. Rama tha se, ka dërguar në krye të shtetit një njeri besnik ndaj vendit dhe detyrës. Kreu i qeverisë sulmoi sërish Metën kur tha se pas një periudhe dramatike, vendi do të ketë një president normal.

Gjithashtu, Rama atakoi edhe opozitën duke shtuar se kush është me ata, është me të vdekurit. Këtë vend, tha ai, e duam për vete.

“Nuk ka asnjë rëndësi se cili ka qenë përfundimi aritmetik i këtij procesi. Ky proces u kurorëzua me një provë të prekshme për të gjithë që PS është këtu për Shqipërinë dhe jo për veten, është këtu për të bërë më të mirën që zgjedhjet, vendim,et aktitivteti ynë si shumicë qeverisëse të shkojnë në interes të vendit dhe të gjithë shqiptarëve.

Ajo që mund të them me të gjithë gojën, është që më vjen shumë mirë që në një proces aspak të lehtë, me një sallatë palësh në anën tjetër të gjysmësferës së Parlamentit, ne kemi arritur t’i japim jetë një procesi i cili ka qenë një proces ku të gjithë kanë patur mundësinë të kandidojnë, prej ku ka dalë një figurë që është qartësisht e paidentifikueshme me ne që e kemi propozuar, por i identifikueshëm me qytetarin dinjitoz, të respektueshëm, me njeriun besnik ndaj vendit dhe detyrës, me shembullin e një burri të qetë, të arsyeshëm, normal.

Ajo që ka ndodhur sot ka rëndësi për të sotmen dhe të nesërmen, është që Shqipëria pas një periudhe dramatike në zyrën e kreut të shtetit do të ketë një president normal, për një vend normal dhe për funksionimin normal të institucionit të kreut të shtetit”, u shpreh Rama.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe ambiente të brendshme

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply