Pse Bajram Begaj nuk mund të votohet sot për President?

Bajram Begaj do të depozitojë kërkesën për dorëheqjen e tij si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, mirëpo Meta duhet që të bëjë lirimin. Siç ndodhi edhe në rastin e Sandër Lleshajt, disa vite më parë kur mori postin e Ministrit të Brendshëm.

Bajram Begaj s’e ka nisur mirë rrugëtimin e tij drejt Presidencës! Sot, gjeneralmajori, i bindur për të marrë detyrën ka dorëzuar dorëheqje si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, një vit para se t’i përfundonte mandati që nisi në 2020. Dorëheqja e tij është pranuar nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe Kryeministri Edi Rama, por që lirimi i tij nga detyra të zyrtarizohet, duhet dekretuar nga Presidenti Ilir Meta. Këtu nis problem!

Kreu i shtetit, i cili ndjek me përpikmëri axhendën e tij, ndodhet në Turqi ku merr pjesë në një forum, rrjedhimisht nuk ka mundësi të firmosë asnjë dorëheqje si Komandat i Forcave të Armatosura që është. Megjithatë ky problem është menduar edhe nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili tha më herët gjatë ditës së sotme, që nëse do të ketë një ngërç me mosfirmosjen e dekretit për lirimin nga detyra e ushtarakut të Bajram Begajt, socialistët kanë menduar edhe për këtë situatë dhe e kanë zgjidhjen gati. Se cila është kjo zgjedhje nuk dihet? Kanë ndonjë emër tjetër rezervë, apo…?

Pse Bajram Begaj nuk votohet dot sot për president?

Por pse e ndalon ligji që Begaj të votohet sot?

Bajram Begaj do të depozitojë kërkesën për dorëheqjen e tij si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, mirëpo Meta duhet që të bëjë lirimin. Siç ndodhi edhe në rastin e Sandër Lleshajt, disa vite më parë kur mori postin e Ministrit të Brendshëm. Ndaj që Bajram Begaj të bëhet Presidenti, duhet që të dorëhiqet nga detyrat e tjera, duke respektuar nenin 89 i Kushtetutës së Shqipërisë. Sipas këtij neni, Presidenti nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike si dhe nuk mund të jetë kryetar partie.

“Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private”, thuhet në nenin 89 të Kushtetutës së Republikës.

Ndërkohë, gradën gjeneralmajor mund ta mbajnë vetëm oficerët aktivë, ndryshe do të duhet të heqë dorë nga statusi i tij, për të plotësuar nenin 167 të Kushtetutës që e detyron të japë dorëheqjen para votimit në Kuvend.

“Ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike. Pjesëtarët e forcave të armatosura ose personat që kryejnë shërbim alternativ gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë kushtetuese përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe”.

Pse Bajram Begaj nuk votohet dot sot për president?

Por, duke qenë se edhe detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, si dhe gradën gjeneralmajor, Begaj e ka marrë me dekret nga Presidenti Meta, edhe dorëheqja e tij nga këto poste duhet të pranohet nga kreu i shtetit. Ky i fundit vazhdon dhe poston foto nga lulet në Turqi dhe ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare se si dhe kur do të firmosë dorëheqjen e tij. Apo mbi të gjitha; nëse do ta firmosë… /Dosja.al

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply