Gjenerali që u gradua ushtar i Ramës!

Nga Luan BAÇI

Presidenti i Republikës, nga gjeneral i Forcave të Armatosura, tashmë ushtar i Ramës!

Akoma nuk është votuar, nuk ka dhënë dorëheqjen nga Shef i Shtabit të Ushtrisë, nuk i është dekretuar dorëheqja nga presidenti aktual i Republikës, gjë që është e domosdoshme, që të kalojë për votim, por që dhe po nuk u bë, Balla e ka gjetur “zgjidhjen”, te Komisioni i Ligjeve!

Gjithsesi, Rama i thotë, hajde zoti President, të dua shumë zoti president, e bën fakt të kryer, që ta mbajë mend mirë presidenti, se kush po e bën President.

Ndërsa “Presidenti” me zë të dridhur nga emocionet dhe mirënjohja e pakufishme, që ka për shefin e tij, i mallëngjyer nga kjo surprizë e bërë nga i gjithëfuqishmi, përsërit duke belbëzuar, pa kuptim dhe pa u ndalur! Faleminderit zoti Kryeministër! Faleminderit zoti Kryeministër!

Ta “falenderojme” të gjithë KM, që më në fund e mori dhe të vetmin institucion që e kishte jashtë kontrollit!

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply