Berisha: 53 milion euro gjoba e fundit për Shqipërinë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar një tjetër gjobë të marrë nga qeveria shqiptare prej 53 milionë eurosh në arbitrazh. Ish-Kryeministri shkruan në një postim në Facebook se, Kompania Aktor fiton Apelin në Paris dhe gjobit edhe 53 milion euro qeverinë shqiptare! Arrinë në 430 milion euro vetëm borxhi nga gjobat e arbitrazheve kundër qeverisë Rama’, shkruan Berisha në Facebook.

Reagimi i ish-Kryeministrit Berisha

Kompania Aktor fiton Apelin ne Paris dhe gjobit edhe 53 milion euro qeverine shqiptare!

Arrine ne 430 milion euro vetem borxhi nga gjobat e arbitrazheve kunder qeverise Rama. Me kete vendim te formes se prere borxhi i Shqiperise ndaj kompanive te huaja arrine ne 420 milion euro. Nje seri procesesh gjyqesore nderkombetare kunder vendimeve banditeske te qeverise shqiptare ndaj kompanive te huaja jane ne zhvillim.

Pershendetje dr mer nje lajm: dje ne Gjykaten e apelit, qeveria humbi shancin e fundit te rrezoje claims e AKTOR. Para dy vitesh actor fitoi ne ICC ndaj qeverise per vleren 44 mln euro. Pasi qeveria goditi vendimin e ICC ne gjykaten e apelit ne paris, tashme vlera qe qeveria i detyrohet Actor eshte 56 mln euro.

Tani duhet ti paguaje bashke me kamatvonesa rreth 53 mil euro.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply