Ish-drejtori i Emergjencave Civile: Sazanin po e kthejnë në tokë të djegur për ta gëzuar oligarkët

Ish-drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, i ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, tha se, zjarri në Sazan është i qëllimshëm për ta gëzuar oligarkët.

Premçi ka theksuar se nëse do ministri i Mbrojtje Niko Peleshi dhe ushtria e bëjnë zap zjarrin pasi sipërfaqja e Sazanit është e vogël dhe zona është në kontroll të plotë.

Prençi: Sazani ka disa lloje objektesh ushtarake. Para viteve ’90 Sazani ka patur mbi 12 reparte ushtarake. Kam patur fatin të kem bërë praktikën kur kam mbaruar shkollën dhe e njoh me detaje. Është fatkeqësi që ne ta humbim Sazanin dhe ta kthejmë në një tokë të djegur. Ne nuk jemi të zotë ta kthejmë në një zonë të frekuentuar nga turistët nga e gjithë bota por e kthejmë në një tokë të djegur për ta gazuar nesër oligarkët. Sazani është i kontrolluar, po qe se do Niko Peleshi dhe ushtria për ta bërë zap sepse për shkak të sipërfaqes së tij të vogël dhe përderisa është i kontrolluar atje jo çdo kund mund të ndalonjnë mjetet për turistët.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply