Berisha: Programi i PD për klimën e biznesit do jetë i tëri i hartuar nga ju

Në konferencën me biznesin e vogël dhe të mesëm e organizuar nga PD, kryetari demokrat, Sali Berisha tha se, programin e qeverisë së ardhshme të Partisw Demokratike do e hartojë vetë biznesi.

“Nuk jam këtu për t’u ndalur te përpjekjet e bëra në të shkuarën për një klimë miqësore ndaj biznesit, por jam këtu për t’u garantuar se programin e qeverisë së ardhshme do e hartoni ju, dhe jo specialistët tanë.

Paketën fiskale të biznesit të vogël do e hartoni ju, më të favorshmen e mundshme për ju. Sepse ky nuk është vetëm interesi juaj, por është interesi i vendit.

Jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha vendet e zhvilluara në botë, biznesi i vogël është gjeneratori më kryesor i punësimit. Ndaj ne mund të diskutojmë dhe të bëjmë propozime, por jam këtu për t’u thënë se programi i PD për klimën e biznesit do jetë i tëri i hartuar nga ju. Ju keni eksperiencën dhe specialistët për t’i dhënë vendit programin më të mirë.

Është tragjike se jemi shumë larg vendeve përreth. Ky që bërtet se nuk tatojmë biznesin e vogël, paçka se çdo biznes sot paguan tre herë më shumë se tetë vite më parë, dhe vijnë në rritje taksat dhe pagesat, çka tregon me përgjysmimin e biznesit të vogël gjatë këtyre viteve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Hapi i parë i Berishës pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se cilat do të jenë hapat e …

Leave a Reply