Berisha: Sergei Lavrov and George Soros së bashku për Open Balkan!

Miq, Minishengeni i themeluar ne Novi Sad si Aleance trilaterale Beograd-Shkup-Tirane dhe me vone per te nderuar George Soros coo-frymezuesin e tij u quajt Ballkani i Hapur.

Ky projekt destabilizues per rajonin ka si qellim madhor vendosjen e hegjemonise serbe dhe influences ruse ne rajon.

Kete e konfirmoi dje haptas Sergei Lavrov, i cili pas anullimit te vizites se tij ne Beograd per shkak te bllokimit te hapesires ajrore per avionin e tij nga disa vende anetare te NATO-s deklaroi se:

“Natyrisht, ata që po i tërheqin fijet në Bruksel nuk e kanë dashur këtë, nuk kanë dashur që ne t’i shprehim mbështetjen tonë për Beogradin, ndër të tjera, projektin e Ballkanit të Hapur. Tashmë është e qartë për të gjithë se Brukseli, NATO dhe BE duan ta kthejnë Ballkanin në projektin e tyre të quajtur Ballkani i Mbyllur”.

Me kete deklarate ministri i diktatorit gjakatar Putin vetem sa konfirmon se Ballkani i Hapur eshte nje projekt ruso-serb, anti NATO dhe anti BE. Nuk kam patur asnje dyshim se Ballkani i Hapur eshte projekt ruso serb.

Por me kete rast rikujtoj gjithshtu se mbeshtetesi me i fuqishem i Ballkanit te Hapur eshte George Soros. Trashegimtari i tij Aleks Soros ka perfaqesuar te atin ne çdo samit duke filluar nga samiti i themelimit te tij ne Novi Sad e ne vazhdim deri sot ne Oher. Ne kete nisme gjeostrategjike anti BE dhe anti Nato, Lavrov dhe George Soros jane se bashku dhe kane qendrime identike! sb

About Redaksia

Check Also

Intriga në pallatet e pushtetit të krimit! Mehmetin e vrau Fiqireti? Erionin e “vrau” Ajola!

Nga Sali BERISHA Intriga në pallatet e pushtetit të krimit! Mehmetin e vrau Fiqireti?Erionin e …

Leave a Reply