ALARM! Ç’po ndodh në Drilon?!
Prej disa ditësh ka stopuar puna në kantierin e hapur në Volorekë.
Përveçse një projekt tejet të kushtueshëm prej 5.6 milion Dollarëve (5.7 miliardë Lek), aty sheh vetëm shenjat e një masakre të mundshme mjedisore, dhjetra pemë të prera në një prej oazeve më të bukura Kombëtare.
Gjithashtu, ndalimi i punës gjatë sezonit turistik, është një tjetër goditje ndaj biznesit në Drilon, Tushemisht dhe Pogradec.
Industria e turizmit, pret muajt e verës për të mbuluar shpenzimet vjetore në një kohë kur mbështetja e qeverisë ndaj Pogradecit, si gjithmonë mungon.
Pogradeci është ndër të paktët qytete ku e ashtuquajtura “Rilindje Urbane” nuk solli asnjë projekt, ç’ka tregon edhe njëherë mungesën totale të vëmendjes ndaj Pogradecit.
post scriptum – Të paktën, mos prekni Drilonin me duart e korruptuara të pushtetit grabitës!