“Të ngrihemi në protesta”, Berisha thirrje biznesit

Kryetari i PD, Sali Berisha i bëri thirrje biznesit që të jetë pjesë e protestave kundër qeverisë.

“Pas Bjellorusisë së Lukashenkos, ne jemi i vetmi vend në Europë me regjim monist. Duke filluar që nga portieri i ministrisë, te ministri. Nga portieri i çdo institucioni të pavarur te titullari, nga portieri i gjykatës te drejtuesi i Gjykatës së Lartë. Të gjithë janë në duart e një partie. Jemi në monizëm, në një regjim të bazohet kryekëput në uzurpimin total të pushteteve nga një parti.

Nëse nuk vendosemi t’i kundërvihemi me protesta të fuqishëm, çdo vit e më e rëndë do bëhet gjendja jonë si shoqëri, si biznes, si intelektualë, si qytetarë,” tha Berisha.

Lideri i opozitës tha se, Shqipëria po vuan çmimet më të larta të karburanteve në Europë dhe botë pasi nuk reagohet.

“Digjet Sazani, kreu i qeverisë bredh poshtë e lart me avion. Çdo udhëtim i tij shkon 150 mijë euro minimumi. Por një avion kundër zjarreve nuk e marrin dot.

Gjithçka është në dorën e një njeriu, të një partie.

Ju ftoj bashkarisht të organizojmë rezistencën ndaj këtij regjimi, që sot është monizëm total. I tillë ekziston vetëm në Bjellorusinë e Lukashenkos. Nuk duhet të kemi asnjë kompleks, vërtet ai është rreshtuar me Putinin, por sepse jemi vend i NATO-s, duhet të mbrojmë vlerat e përbashkëta të lirisë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha paralajmëron Ramën: Javët që vijnë…

Gjatë fjalës së mbajtur para gazetarëve, kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën, që të …

Leave a Reply