Blatter dhe Platini rrezikojnë dënimin me burg

Sepp Blatter dhe Michel Platini do të përballen me drejtësinë për mashtrim dhe falsifikim të faturave.

Ish-zyrtarët e FIFA-s do të përballen me gjykatën federale zvicerane ditën e sotme, pas më shumë se gjashtë vitesh procedime penale.

Blatter, i cili shërbeu si President i FIFA-s nga viti 1998 deri në vitin 2015, akuzohet se ka autorizuar FIFA-n t’i paguajë Platini-t, 2 milionë franga zvicerane (ose 1.98 milionë euro) në vitin 2011.

Akuzat shtesë përfshijnë falsifikimin e faturës në vitin 2011 që lejoi Blatter të autorizonte FIFA-n të paguante 2 milionë franga zvicerane (rreth 2 milionë dollarë) që Platini kishte kërkuar.

Pretendimi ishte që ish-futbollisti francez të paguhej para shtesë për të qenë këshilltar, pa pasur një kontratë për të në mandatin e parë presidencial të Blatterit nga 1998-2002.

Të dy kanë mohuar prej kohësh keqbërjen dhe pretendojnë se kishin një marrëveshje verbale në vitin 1998. Kjo mbrojtje fillimisht dështoi me gjyqtarët në komitetin e etikës të FIFA-s, i cili i ndaloi ata nga futbolli, dhe më vonë në apelime të veçanta në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

About Redaksia

Check Also

Kontrata e re 1 milionë euro për 17 muaj e Silvinjos

Më në fund kuptohet koha e zgjatur e ankthit për rinovimin e kontratës së trajnerit …

Leave a Reply