Ish-agjenti i inteligjencës britanike: Putin i ka ditët e numëruara

Ish-pjestari i inteligjencës britanike, Christopher Steele ka theksuar se presidenti rus, Vladimir Putin i ka ditët e numëruara në krye të Federatës Ruse. Sipas tij, në tre apo gjashtë muajt e ardhshëm, Putin nuk do të jetë më në udhëheqje të qeverisë ruse.

“Ditët e Putinit janë tashmë të numëruara, sapo sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë, sidomos masat e marra në sektorin e energjisë të japin efekt”, është shprehur Steele për BBC.

Ish-agjenti britanik shpjegoi gjithashtu se nëse të dhënat e burimeve të Britanisë dhe Shteteve të bashkuara mbi shëndetin e Putinit janë të vërteta në tre ose gjashtë muaj lideri rus do të jetë i paaftë për të udhëhequr.

About Redaksia

Check Also

LDK rritet me 4.5% krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Osmani: Jam kandidate për Presidente

Ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila ishte bartëse e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe …

Leave a Reply