Nafta 258 lekē! Berisha: Vjedhje me bordet! Çmime stratosferike nga bordi i Edvinit!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar bordet e ngritura nga Edi Rama si hajdutë të xhepave të shqiptarëve. Shkak është bërë rekordi i ri historik i çmimit të naftës të vendosur nga Bordi i Edi Ramës, duke e quar çmimin në 258 lekë për litër.

Reagimi i kreut të PD, Berisha

Vjedhje me bordet!

Nafta 258 lekē!

Çmime stratosferike nafte nga bordi i Edvinit!

Nafta 258 lekë/litri kurse në Malin e Zi çmimi është 189 lekë.

Gazetari Klodian Tomorri shkruan se te kushton më lirë të nisesh nga Tirana e të shkosh në Podgoricë për të furnizuar me naftë makinën se sa të udhëtosh Tiranë-Muriqan me naftë të blerë në Shqipëri. Turp i madh!

Me poshtë keni statusin e gazetarit, Klodian Tomorri.

Me këto çmime, shqiptarët do bëhen të parët turistë karburantesh në botë.

Distanca nga Tirana ne Muriqan është diku tek 100 kilometër. Një automjet mesatar harxhon 15 litra për 200 km vajtje-ardhje. Ne Mal të Zi çmimi i naftës eshte 189 leke ose 70 lekë më poshtë se në Shqipëri. Një serbator mban të paktën 50 litra.

Bëni llogaritë se ka vajtur puna që të del më mirë të shkosh ta furnizosh makinën në Mal të Zi, përfshirë dhe ditën e punës brenda.

Ata që janë në Shkodër njëherë u leverdis të shtrojnë një zorrë nëntokësore nga ana tjetër e kufirit, ku janë ato fshatrat shqiptare dhe ta transportojnë direkt.

Tip investimi komunitar.

Mund të jetë një imazh i teksti

About Redaksia

Check Also

Një pyetje analistëve tanë

Nga Agim XHAFKA E dija që do spërdridheshin si balerinat analistët tanë nëse do fitonte Trump …

Leave a Reply