Një pikëpyetje Presidenciale

Nga Luçiano BOÇI

Në CV-në e tij Presidenti i votuar shënon që mban titullin Prof. As dhe ka fituar gradën Doktor në fushën e mjekësisë.

Për hir të transparencës dhe detyrimit ligjor, Presidenti duhet të nxjerrë online tezën e doktoraturës dhe njëkohësisht të gjithë artikujt shkencorë që kanë paraprirë mbrojtjen e kësaj doktorature si dhe të dhënat e plota kohore të mbrojtjes.

Rama vetë shpesh ka stigmatizuar gradat dhe titujt shkencorë të dhënë para se ai t’i ndalonte ato për një kohë të gjatë.

Ndërsa akuzat për plagjiatura deri në nivel ministrash, nuk kanë munguar dhe Presidenti duhet të jetë i zhveshur nga një hije e tillë, duke i bërë publike punimet e tij.

Titulli Prof.As sipas ligjit fitohet në bazë të një karriere akademike (duhet për 10 vite të jesh pedagog definitiv, në total, në një nga institucionet e arsimit të lartë dhe së paku 5 vite pa shkëputje, pas marrjes së gradës Doktor) dhe botimeve shkencore.

Në CV-në e paraqitur mungon karriera akademike dhe ajo duhet të shoqërohet dhe me setin e punimeve shkencore.

Çdo hezitim presidencial, apo shmangie me qëllim e këtyre të dhënave do e vinte në dyshim betimin e tij solemn.

Mund të jetë një imazh i teksti

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply