Shqipërisë i ka ngleur dhëndri zdap në derë!

Nga Alba KEPI

“Ballkanin i hapur është burrë, Bashkimi Europian është nusja e Këshilli i Europës, është dasma.

“Bullgaria nuk është femër e bukur, por një burrë me probleme, ndërsa Maqedonia e Veriut është e stresuar shumë se nuk po e pranojnë në Europë. Po këta të BE? Aha më keq akoma, nuk kanë më takat për asgjë e shyqyr që kur i vizitojnë shqiptarët, u japin kurajo e shpresa për të shtyrë jetën!”

Duket si barceleta e rradhës e një tavoline banale ku disa të papunë janë mbledhur për të kaluar orët e vapës.

Por nuk është gjë tjetër vetëm deklarata e KM shqiptar në takimin e larte institucional të Ballkanit.

Fjala e tij që anashkaloj në cdo gërmë gjysmën e zemrës së shqiptarëve, Kosovën, frymëzohej sot nga pathosi i arrogancës, shfryrjes, dufit të dikujt që është zënë në faj e kërkon të largoj vëmendjen e gjithcka ka ndodhur, tek dikush tjetër!

Nuk di kush plan, shtet o lider botëror, ja ka dhënë kaq fort kurajon KM, të flas me pak respekt për vende europiane, liderë e kombe që prej gati shtatëdhjetë vitesh garantojnë paqen në territor e kontribuan për të ndaluar luftrat ballkanike me tragjedi që rrjedhin gjak shqiptarie.

Deklarata në kufijtë e “vero simile”, që mund të ndezin shkëndinjtë e një skandali diplomatik me shumë vende, por vec mospërfillja e mos serioziteti me të cilat po qasemi me botën do e bëj të kaloj dhe kësaj here si flluksa e një sapuni të hedh nga ballkoni i hapur i komshiut llapaqen e xheloz.

E ndersa ligjëronte mbi Japonin e Amerikën, Francën e Gjermaninë, bordi i kolltukarëve të transparencës së naftës u mblodhën jo për të komunikuar uljen e cmimit por ngritjen e saj. E ndërkohë që në një lagje në qëndër të Tiranës, pra të kryeqytetit, një pensioniste e mbaroj pensionin 8 ditë nga marrja e tij, e deri në fillim të muajit tjetër do të blej ushqime me defter!

Kur do harrosh botën e të merresh me hallet e shqiptarëve o globalist!?

E në emër të shqiptarëve për hapje e mbyllje Ballkani do të mund të flisje vetëm nëse do ta hidhje në Referendum!

Atëherë po kishte të drejtë të thoje; Shqipërisë i ka ngleur dhëndri zdap në derë!

E ka thënë vete ai këtë të fundit jo unë!

About Redaksia

Check Also

Kur sovraniteti përdoret si mburojë për krimin, ligji ndërkombëtar troket në derë

Alvi MUSARAJ Rasti Maduro nuk është spektakël propagandistik dhe as “rrëmbim imperialist”, siç përpiqen ta …

Leave a Reply