Berisha: Shqipëria do të ngrihet, afera 130 milionë euro

“Do t’ia them të gjitha në sy, shesh me shesh e rrugë më rrugë. Shqipëria do ngrihet e tëra, sepse nuk mund të pranohet kjo. Vidhni dhe mashtroni. Vidhni me interesa të kredive që keni marrë”, tha Berisha.

“Mediat paraqitën dokumente se keni vjedhur vetëm me interesa të kredive, se nuk tenderoni ato që jepnin donatorët bujarë me interesa të ulëta, se ato nuk u jepen dot se jepen me rregulla strikte, ndaj merrni kredi tregtare duke u taksuar 130 mln euro më shumë shqiptarëve”.

Sipas tij, Rama mori kreditë e shtrenjta pasi duhej t’ia jepte tenderat Gjicëve të tij.

Kujtojmë se kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderave për rindërtimin.

About Redaksia2

Check Also

Pensionistët dhe shtresat në nevojë do paguajnë çmim më të ulët energjie! Do të ulim çmimin edhe bizneseve

Lideri i opoztës, Sali Berisha ka prezantuar një pjesë të programit ekonomik të Partisë Demokratike, …

Leave a Reply