Berisha: Edi Rama pati mbështetjen e fuqishme të Soros për të kapur çdo pushtet

Kryetari i PD, Sali Berisha në deklaratën e përjavshme për mediat u shpreh se, me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, në Shqipëri është vendosur sistemi i plotë monist. Berisha tha se, për herë të parë pas 31 viteve, në vendin tonë të gjitha pushtet janë në duart e një force politike dhe të njeriu të vetëm, duke zhdukur balancën e pushteteve. Sipas Berishës kjo u arrit përmes krimit drogës, varfërisë dhe mbështetjes së Soros.

“Edi Rama pati mbështetjen e fuqishme të George Soros dhe fondacionit të tij në Tiranë për të kapur çdo pushtet. Falë tij ai vuri nën kontroll drejtësinë. Soros, përmes deklaratave të njerëzve të tij, përligji vjedhjen e votave në zgjedhjet e fundit dhe ndërhyri por të larguar nga skena politike Sali Berishën, me objektivin e vetëm që të ndihmojë Edi Ramën dhe regjimin e tij të korruptuar.

PD u bën thirrje qytetarëve të ngrihen në mbrojtje të idealeve demokratike për të shpëtuar Shqipërinë nga regjimi komunist i Edi Ramës, i mbështetur nga Soros”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply