Revolucioni «portokalli» në Ukrainë

Në nëntorin e 2004, Ukraina ka qenë teatër e një krize serioze politike me rastin e zgjedhjeve presidenciale, që ka pasur reperkusione edhe në planin ndërkombëtar duke u futur në një lloj konflikti interesi, nga njëra anë, Rusia dhe, nga ana tjetër, Polonisë, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian. Do të jetë kështu e dobishme të mundësohet një sintezë të arësyeve historike dhe gjeopolitike të asaj që ka ndodhur.

Historia

Ukraina është bërë pjesë e Perandorisë Cariste në 1654 për t’u mbrojtur nga nj pushtim i frikshëm i Polonisë, por në 1667, në përfundim të një lufte midis Rusisë dhe Polonisë që kishte përfunduar me një një kompromis, Ukraina u nda në 2 pjesë: ajo në lindje të Lumit Dniepër mbeti e inkorporuar në Rusi; ajo në perëndim ju aneksua Polonisë. Politika e rusifikimit të ushtruar nga carët deri në rënien e perandorisë së tyre (1917) forcoi në Ukrainë ndjenja nacionaliste dhe tendenca separatiste. Me rënien e Perandorisë Cariste, u krijua një organizëm asemblar i quajtur Radë, me seli në Kiev, dhe ju kërkua Qeverisë së Përkohshme të Rusisë pascariste, e kryesuar nga Kerenski, dhënia e një autonomie të gjerë Ukrainës, por qeveria Kerenski u përfshi nga revolucioni bolshevik i tetorit 1917, e udhëhequr nga Lenini, dhe Rada indipendentiste e Kievit e kapi rastin për të shpallur Republikën Popullore të Ukrainës së pavarur, që pati kohëzgjatje të shkurtër.

Faktikisht forcat bolshevike në pushtet, megjithëse duke e njohur fillimisht republikën popullore të pavarur të Kievit, në dhjetorin e 1917 krijuan një qeveri rivale me atë të Kievit, me seli në Harkov. Në harkun e 3 muajve (shkurt 1918) forcat bolshevike kishin pushtuar thuajse të gjithë territorin rus të Ukrainës dhe në dhjetorin e 1920 shpallën Republikën Socialiste Sovjetike të Ukrainës. Në këtë kontekst të ndërlikuar historik duhet futur edhe vendimi i forcave indipendentiste për të krijuar në Shtetet e Bashkuara një qeveri ukrainase në ekzil. Republika Socialiste Sovjetike e Ukrainës dha një kontribut themelor për transformimin e perandorisë cariste të ndjerë në atë që në dhjetorin e 1922 u ndërtua si Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS), që nga ana e tij është shkrirë më 25 dhjetor 1991, duke u transformuar në një Komuniteti Shtetesh të pavarura dhe sovrane të thjeshtë.

Rusifikimi i Ukrainës, që kishte karakterizuar politikën e Perandorisë Cariste, në disa aspekte të caktuara u rëndua gjatë 70 viteve jetë të BRSS. Stalini vuri në zbatim politika të përgjithësuara represioni që pati pasojat më të këqija ndaj Ukrainës. Për t’i mbyutur në lindje lëvizjet indipendentiste, filloi me përcaktimin plot përbuzje «borgjezë nacionalistë» ata që rivendikonin autonomi më të madhe dhe një përdorim më të gjerë të ukrainishtes. Në pak vite, elitat kulturore dhe politike ukrainase u burgosën, u vranë apo mërguan. Pas vdekjes së Stalinit (1953) lëvizjet indipendentiste morën energji dhe nga 1964 (lideri i Partisë Komuniste Sovjetike ishte Leonid Brezhnjev) intensifikuan në opozitë ndaj regjimit sovjetik duke përhapurmidis drejtuesve të Partisë Komuniste Ukrainase të akuzuar së toleronin mosdakordësinë. Ardhja në pushtet e Gorbaçiovit më 1985 nuk prodhoi fillimisht efekte të prekshme në Ukrainë. Reformat e sistemit sovjetik të propozuara prej tij nuk u zbatuan thuajse kurrë në Ukrainë.

Disidentët vazhduan që të jenë të prekshëm nga policia, grupet politike dhe kulturore indipendentiste të mos jenë ligjërisht të njohur dhe mjetet e komunikimit ukrainase të operojnë në kontrollin e rreptë të Partisë Komuniste. Por shpërthimi i centralit bërthamor të Chernobyl në Ukrainën Veriore (prill 1986) dhe sekreti që autoritetet pretenduan të mbanin mbi efektet tragjike të provokuara nga radioaktiviteti shkaktuan një mbështetje të fortë popullore në favorin e lëvizjeve opozitare. Në nëntorin e 1988 një grup shkrimtarësh dhe intelektualësh ukrainas themeloi në Kiev Lëvizjen Popullore për Restaurimin (e njohur si Rukh). Pavarësisht kundërshtimit të Partisë Komuniste vendore, në shkurtin e 1989 Rukh botoi një «Manifeso» dhe ndërmori iniciativa në të gjithë territorin kombëtar. Opozita ndaj qeverisë infektoi sektorë të tjerë të shoqërisë civile. Në 1989 komunitetet e minatorëve të zonës së Donbasit i dhanë jetë një lloj sindikate të lirë: problemet e shtëpisë, të kushteve të zbatimit të punës dhe mungesa e ushqimit qenë në origjinën e 11 grevave të shpallura në 3 muajt e parë të 1989.

Në këtë kontekst të zbutjes së rregullit persekutues, i vendosur nga perestroika gorbaçioviane, lindën lëvizjet e opozitës edhe me natyrë religjioye. Kisha katolike në Ukrainë e riti grekobozantin (uniate) dhe e Kishë ortodokse autoqefale (e pavarur nga Kisha ortodokse ruse) nisën një fushatë protestash për t’u njohur juridikisht. Katolikët ukrainas (përfshi edhe atë të ritit latin armen) bënë një grevë urie në Moskë. Në shtatorin e 1989 një kortezh prej 150000 besimtarësh (të kihet parasysh se katolikët e të tre riteve qenë përgjithësisht rreth 5 milion) përshkoi rrugët e qytetit të Lvivit për të siguruar njohjen dhe, një muaj më pas, këta futën në dorë kishën e Transfigurimit në Lviv duke ju hapur kultit të besimtarëve. Legalizimi më së fundi u dha nga Gorbaçiovi pasi kishte takuar për herë të parë Gjon Palin e II në Vatikan në dhjetorin e 1989.

Rruga drejt pavarësisë

Rënia e Murit të Berlinit (nëntor 1989) shkaktoi procesin e shpërbërjes së BRSS dhe Ukraina duke filluar nga 1990 luajti një rol pararojë në transformimin e BRSS në një pluraliteti shtetesh të pavarura dhe sovrane. Rrugëtimi i ndjekur nga Ukraina për ta luajtur një rol të tillë nuk ka qenë linear, por i kundërshtuar dhe ambig, në motiv të pranisë në skenën politike të dy aktorëve: forcat dominuese prosovjetike dhe ato indipendentiste në fazë rritjeje dhe në luftë për legalizimin. Në shtatorin e 1989 Sekretari i Parë i Partisë Komuniste Ukrainase, brezhnjeviani Shcherbitsky, i konsideruar i paaftë që të survejonte evolucionin e lëvizjeve indipendentiste (Rukh, greva, protesta) u hoq. Pasuesi i tij, Volodymyr Ivashko, nuk mundi të bënte gjë tjetër veçse të binte në ujdi me Rukh duke i dhënë njohjen juridike që i mundësonte të merrte pjesë në zgjedhjet ukrainase. Në zgjedhjet e marsit 1990 për anëtarët e Sovjetit Suprem (organ legjislativ) koalicioni i Bllokut Demokratik, i formuar nga Rukh bashkë me grupe të tjera opozitare, siguroi 108 vende nga 450 dhe 60 vende u siguruan nga kandidatë të pavarur të mbështetur nga Blloku Demokratik.

Më 16 korrik 1990 Sovjetik Suprem ukrainas prej pak kohësh i hyrë në fuqi, duke imituar atë që kishte bërë sovjeti i Rusisë, adoptoi një deklaratë ambie të quajtur «sovranitet», që rivendikonte të drejtën e Ukrainës për t’u pajisur me një ushtri dhe një polici të sajë, dhe shpallte supremacinë e autoritetit të republikës së federuar në tërësinë e territorit të saj. Ambiguiteti i termit «sovranitet» i përdorur në deklaratë rëndohej nga fakti që nuk ishte e njphur se cili ishte mendimi i qeverisë ukrainase rreth të ardhmes institucionale të BRSS. Megjithatë, bëhej fjalë për një çështje themelore që përfshinte fatin e gjithë Bashkimit Sovjetik. Për ta deformuar çështjen, me cilësin e tij si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste Sovjetike, Gorbaçiovi vendosi t’ia nënshtrojë referendumit popullor me të cilin u kërkonte votuesve nëse e miratonin apo jo projektin e ruajtjes së BRSS në formën e një «Bashkimi të ri». Nuk mund të ybulohet sesa ishte ambig çështja e paraqitur votuesve. Çfarë nënkuptohej me «Bashkim të ri»?

Lidhur me këtë, qenë të pranishme korrente të ndryshme mendimi. Disa propozonin një lloj «tregu të përbashkët» të ngjashëm me primitivin «Komunitet Ekonomik Europian»; të tjetrë një Commonwealth të tipit britanik; së fundi, të tjerë, një Konfederatë Shtetesh të Pavarura në kuptimin e vërtetë të fjalës. Në këtë kontekst ekuivok u zhvillua referendumi, që në Ukrainë dha rezultatin e mëposhtëm: morën pjesë në votime 80% e atyre që kishin të drejtën e votës; prej tyre 70% ju përgjigj me «po» çështjes nëse të ruhej BRSS si një «Bashkim i ri». Votuesve ukrainas u ishte bërë edhe një pyetje e dytë me të cilën u kërkohej nëse Deklarata e Sovranitet e 16 korrikut 1990 (e sipërcituar) pranohej apo jo si bazë për të aderuar në në BRSS të «re»: 80% ju përgjigj me «po». Në ridmensionim të asaj që dukej një mbështetje e padyshimtë e Ukrainës ndaj ruajtjes së BRSS nën formën e një Bashkimi Shtetesh të Federuara së re kontribuoi përgjigja e dhënë një pyetjeje të tretë që u bëhej vetëm votuesve të rajoneve perëndimore të Ukrainës (Lviv, Termopoli, Ivano-Frankivsk) dhe, pa hije ekuivoku, pyetej nëse ishin në favor apo jo ndaj pavarësisë totale të Ukrainës: 90% e votuesve ju përgjigj që «po».

Kjo përgjigje plebishitare u prit në shumë zona të vendit si një interpretim i paekuivok i «deklarimit të sovranitetit». Forcat separatiste përfituan shumë dhe lufta për pavarësi fitoi shumë konsensus. Grupe që në pjesën më të madhe i përkisnin Asamblesë Ndërpartiake Ukrainase invokuar restaurimin e Republikës Popullore Ukrainase të shpallur nga Rada e Kievit në 1918, e përfaqësuar më pas nga qeveria ukrainase në ekzil në Shtetet e Bashkuara. Situata e re pati një pasojë të rëndësishme brenda Partisë Komuniste Ukrainase, pasi u krijuan dy korrente të kundërta: ai i «komunistëve nacionalistë» në favor të pavarësisë, i drejtuar nga Leonid Kravchuk, dhe ai i «komunistëve perandorakë» të prirur ndaj ruajtjes së BRSS. Një shtytje vendimtare pavarësisë ukrainase ju dha nga grushti i shtetit i dështuar kundër Gorbaçiovit i 19 gushtit 1991.

Faktikisht, Partia Komuniste Ukrainase u quajt e jashtëligjshme dhe më 24 gusht Sovjeti Suprem adoptoi një «deklaratë pavarësie», që e nënshtruar referendumit të 1 dhjetorit 1991, u miratua me 84% «po». Po atë ditë u mbajtën edhe zgjedhjet për presidentin e Republikës Ukrainase të pavarur. Rezultoi i zgjedhur me 62% të votave Leonid Kravchuk i korrentit të «komunistëve nacionalistë». Këtë vendim revolucionar të Ukrainës e pasoi një seri faktesh që kulmuan në shpërbërjen formale të BRSS. Më 8 dhjetor 1991 Ukraina, Rusia dhe Bjellorusia ranë dakord ta zëvendësonin BRSS me Komunitetin e Shteteve të Pavarura. Më 21 dhjetor 1991, në Alma-Ata, 11 prej 15 republikave të federuara (u vetëpërjashtuan Gjeorgjia dhe 3 republikat balltike) dkelaruan se aderonin në Komuniteti e Shteteve të Pavarura (CSI). Më 25 dhjetor, Gorbaçiovi dha dorëheqjen si presidenti i fundit i BRSS, që formalisht pushoi së ekzistuari.

Ukraina e pavarur

Më 1 dhjetor 1991 Ukraina rifitoi kështu pavarësinë që kishte humbur më 1654 duke u bërë pjesë e Perandorisë Cariste. Prandaj leximi i historisë së Ukrainës të çon tek konflikti sociokulturor midis mazhorancës së banorëve të saj që janë lënë të bindur nga politika e rusifikimit carist, fillimisht, dhe sovjetik, më pas, dhe pakicës së atyre që i janë kundërvënë dhe kanë luftuar jo vetëm për pavarësinë, por edhe për ruajtjen e identitetit kombëtar. Konflikti nuk përfundoi me fitimin e pavarësisë, por deri u forcua edhe më tej dhe i ka dhënë origjinë një krize të rëndë politike e shpërthyer në nëntorin e vitit të kaluar (2004) me rastin e zgjedhjeve presidenciale. Por pjesërisht ka ndryshuar motivi i kontrastit, që të çon tek pyetja nëse vendi tani duhet të rëndojë drejt zonës së Federatës Ruse apo drejt zonës euroatlantike siç kanë zgjedhur vendet ish komuniste të Europës Lindore. Qeveritë e dy presidentëve që kanë menaxhuar pushtetin e Ukrainës së pavarur (Kravchuk nga dhjetori i 1991 në qershorin 1994; dhe Kuchma nga qershori 1994 deri në nëntorin 2004) kanë privilegjuar raportin me Rusinë, por pa vënë në rrezik interesat kombëtare. Të dy qenë eksponentë të njohur të Partisë Komuniste Ukrainase.

Në 1991 nuk qe e vështirë për Kravchuk ta mundë rivalin e tij Chornovil, eksponent e zonës së mosdakordësisë. Megjithatë, zgjedhja e tij krijoi ndarjet në partitë opozitare (në mënyrë të veçantë në Rukh) midis atyre që dukeshin të gatshëm ta mbështesnin dhe atyre që nuk e miratonin të kaluarën e tyre si lider komunist. Gjithësesi, është e rëndësishme të sqarohet se me liberalizimin e sistemit politik kanë lindur nja 20 parti të reja të majta, të qendrës dhe të djathta, të cilat kundrejt qeverisë së republikës kanë luajtur paturpësisht role bashkëpunimi, mbështetjeje të jashtme e dhe opozitare, duke shkaktuar rigrupime ministeriale dhe ndryshime kryeministrash, por duke mbetur i qëndrueshëm mandati 5 vjeçar i presidentit që është kreu i ekzekutivit.

Për shkak të vështirësive të brendshme, zgjedhjet presidenciale u mbajtën më 29 qershor 1994. Bashkë me 6 konkurrentë të tjerë, Kravchuk rikandidoi për një mandat të dytë, por në raundin e dytë u mund nga Leonid Kuchma, që nga tetori 1992 deri në qershorin 1993 kishte mbajtur postin e kryeministrit. Khuchma u rikonfirmua për një mandat të dytë 5 vjeçar në raundin e dytë të zgjedhjeve të mbajtura më 14 nëntor 1999. Në raundin e parë (31 tetor 1999) asnjëri prej 13 konkurrentëve nuk e kishte kaluar pragun e 50% të votave. Në balotazh, Kuchma mundi me 56.31% kundrejt 37.76% rivalin e tij Symonenco. Ky i fundit ishte lideri i Partisë Komuniste (e rilegjitimuar pasi ishte ndaluar në 1991) dhe eksponent i korrentit të «komunistëve perandorakë» që propagandonte jo vetëm raportin e privilegjuar me Rusinë, por edhe politikat ekonomiste stataliste të sistemit sovjetik të vdekur. 37.76% e votave të siguruar nga Symonenco qenë në pjesën më të madhe ata votues të etnisë ruse banorë në zonën lindore të vendit, që në zgjedhjet e mëparshme kishin votuar për Kuchma. Në fitoren e pastër të Kuchma kontribuan në fakt konsensuset jo vetëm të «komunistëve indipendentistë», por edhe nga forcat opozitare të Ukrainës qendrore dhe veriore.

Zgjedhjet presidenciale 2004

Për të zgjedhur pasuesin e Kuchma, votuesit janë thirrur në kutitë e votimit më 31 tetor 2004. Megjithëse mund ta bënte, Kuchma ka hequr dorë nga rikandidimi për një mandat të tretë. Asnjëri nuk e ka tejkaluar kuorumin e 50%. Dy të parët e klasifikuar kishin marrë të dy rreth 40% dhe të përballeshin në balotazh më 21 nëntor 2004. Bëhej fjalë për Viktor Janukoviçin dhe Viktor Jushçenkon, 54 vjeçar Janukoviç është një personazh që mishëron stilin e kreut të partisë të epokës sovjetike dhe privilegjon raportin organik me Rusinë. Në nëntorin e 2002 presidenti Kuchma e kishte thirrur në Kiev për t’i dhënë postin e kryeministrit. Në 2 vite qeverisje, ekonomia ukrainase ka bërë përparime të konsiderueshme. PBB është rritur çdo vit me 5% dhe ai i sektorit industrial ka arritur kuotën e 14%. Nga ana e tij, Jushçenko ka kryer një hop të vërtetë cilësor kur në 1993 është emëruar Guvernator i Bankës Qendrore Ukrainase.

Gjatë 6 viteve të mandatit të tij të dytë ka hedhur bazat për rilindjen e ekonomisë së vendit duke stabilizuar monedhën, liberalizuar sistemin bujqësor dhe tërhequr investime të huaja. Reputacioni i fituar në planin ndërkombëtar e shtyu presidentin Kuchma ta emërojë si kryeministër në dhjetorin e 1999. Duke miratuar një projekt «Reformash për Prosperitetin» që parashikonte një rritje vjetore të PBB me 6.5% në 3 vjeçarin 2002 – 2004 e errësori popullaritetin e Kuchma, i cili e shkarkoi nga posti në majin e 2001. Duke drejtuar bllokun opozitar «Ukraina Jonë» ka perfeksionuar dhuntitë e liderit politik të aftë e dinak, që ia kishin frikën kundërshtarët dhe i aftë të fitojë konsensis rreth projekteve politike veçanërisht të pëlqyera nga masat elektorale e rajoneve perëndimore të vendit: «Me fqinjët [Rusinë] duhet qëndruar miq, por nuk duhet bllokuar rruga jonë drejt integrimit në Europë». Rreth 2 muaj përpara zgjedhjeve fytyra e tij papritmas është shpërfytyruar pas një darke të konsumuar me krerët e shërbimeve sekrete ruse. Gjatë shërimit në një klinikë të specializuar të Vjenës, mjekët kanë diagnostikuar një helmim të shkaktuar nga përqëndrime dioksine 1000 herë më të lartë se normalja. Kishte marrë kërcënime të ndryshme me vdekje. Nuk është e pamundur që të jetë bërë fjalë për një tentativë për ta përjashtuar nga zgjedhjet presidenciale nga ana e kujt kishte frikë se mos i humbiste.

Si parashikohej, balotazhi midis Janukoviçit (kryeministër në fuqi) dhe Jushçenkos (lider i bllokut «Ukraina Jonë») është mbajtir të dielën, 21 nëntor 2004. Me t’u mbyllur kutitë e votimit, sondazhet parashikonin fitoren e Jushçenkos me rreth 3 pikë avantazh, por mëngjesin e së hënës, Komisioni Elektoral njoftonte se, mbi bazën e votave të numëruara, Janukoviç ishte në krye me 3 pikë në avantazh. Menjëherë organet e kontrollit rë rregullshmërisë së balotazhit, të brendshme dhe të jashtme, përhapën akuza mashtrimesh masive, që përfshinin frikësim dhe dhunë fizike kundër votuesve dhe shkatërrim fletë votimesh. Të bindur se fitorja po i vidhej kandidatit të tyre, mbështetësit e properëndimorit Jushçenko u derdhën me mijëra në sheshin e Pavarësisë në kryeqytetin Kiev duke kërkuar që ai të njihej si fitues legjitim. Duke ndjekur ftesën e Jushçenkos, masa e manifestuesve ka vazhduar të ruajë natë e ditë sheshin dhe rrugët përkrah tij. Pasi kaluan 6 ditë nga fillimi i protestës, Parlamenti ka bërë të njohur me një deklaratë jodetyruese se i konsideron të paligjshme rezultatet elektorale, duke rekomanduar që të mbahet një balotazh i dytë në një afat të shkurtër. Lajmi ka entuziazmuar masën e manifestuesve dhe ka forcuar vendosmërinë e tyre për të vazhduar ta rrethojnë Kievin deri kur Gjykata Supreme ta zyrtarizonte fituesin. Ndërkohë situata ukrainase ka pasur pasoja negative në raportet midis Rusisë dhe vendeve perndimore.

Presidenti rus Putin, duke e konsideruar Ukrainën një shtet kushinetë thelbësor për sigurinë e Rusisë ndaj Perëndimit, ka mbështetur publikisht dhe faktikisht kandidatin prorus Janukoviç, por sekretari i Shtetit amerikan, Colin Powell, është rreshtuar në favor të Jushçenkos, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara qenë thellësisht të trazuara nga provat e mëdha e të besueshme lidhur me mashtrimet elektorale. Në mëynrë analoge, eksponentë europiane kanë shprehur «dyshime shumë të forta» mbi rregullshmërinë e votës ukrainase dhe kanë dërguar në Kiev që ta vënë para përgjegjësisë për të shmangur pasoja të rënda nga ana e Bashkimit Europian. Nga ana e tij, ish presidenti polak Lech Walesa, duke shkuar në Kiev, ka nxitur turmën e manifestuesve duke ju thënë: «I jam kundërvënë Bashkimit Sovjetik, i jam kundërvënë komunizmit dhe kam dalë fitimtar». Mbrëmjen e 3 dhjetorit 2004 gjykatësi i parë i Gjykatës Supreme ka deklaruar zyrtarisht se «për shkak të shkeljeve sistematike dhe masive të normave në fushatën elektorale, në zonat elektorale dhe në numërimin e votave ka qenë e pamundur të certifikohet se kush i ka fituar zgjedhjet». Prandaj Gjykata Supreme ka urdhëruar që të «zhvillohet një balotazhi i dytë më 26 dhjetor 2004».

Për të penguar përsëritjen e mashtrimeve elektorale janë dislokuar në të gjithë territorin rreth 12000 vëzhgues ndërkombëtarë që i përkisnin OSBE, Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe shoqatave të tjera të specializuara në kontrollin e rregullshmërisë së zgjedhjeve politike. Rezultati zyrtar ka sanksionuar fitoren e Jushçenkos (51.99%) kundrejt Janukoviçit (44.19%). Diferenca midis të dy konkurrentëve ka qenë me 2.3 milion vota. Një e dhënë tregues i polarizimit të fortë të elektoratit është si vijon: në rajonet lindore, tendencialisht proruse, Janukoviçi ka marrë 93.60% të votave kundrejt 4% të rivalit të tij; në qytetin perëndimor të Lvivit properëndimori Jushçenko ka marrë 93.72% kundrejt 4.73% të rivalit. Mbështetësit e të dyja rreshtimeve kanë denoncuar shkelje të procedurave elektorale (për shembull, gjetja e materialit propagandistik në afërsitë e kabinave elektorale apo përfshirjen e njerëzve të vdekur prej 15 vitesh në listat elektorale). Por kreu i vëzhguesve, duke shprehur gjykimin kolektiv të të gjitha organizatave ndërkombëtare të pranishëm në territor, ka deklaruar se «zgjedhjet janë zhvilluar në mëynrë të tillë sa t’u afrohen thelbësisht me standardet ndërkombëtare». Ky gjykim autoritar, më pas i konfirmuar edhe nga Gjykata Supreme e Drejtësisë që i ka refuzuar të gjitha rekurset e rreshtimit prorus, ka sanksionuar legjitimitetin e fitores së Jushçenkos, anipse kundërshtari i tij ka vonuar ta pranojë.

Konkluzion

Revolucioni «portokalli» (i quajtur kështu nga ngjyra simbol i partisë së Jushçenkos) konfirmon se në republikat ish sovjetike është në zhvillim një zgjatje e revolucionit të 1991 që shpërbëu Bashkimin Sovjetik. Ajo kishte përbuzur regjimin komunist, por në shtetet që e përbënin, të bërë të pavarur, pushteti ka qëndruar në duart e njerëzve të lidhur me mentalitetin, me metodat dhe me format e qeverisjes së komunizmit, që në fund të fundit qenë të vetmit që kishin përvojë në qeverisjen e gjësë publike. Tani gjeneratat e reja të qytetarëve të Bashkimit Sovjetik të ndjerë nuk i dian më drejtuesit «passovjetikë», por drejtues «jo më sovjetikë». Kjo fazë e dytë revolucionare është shkrepur nga Gjeorgjia në nëntorin e 2003 dhe tani po provokon një reagim zinxhir (efekti «domino») me revolucionin «portokalli» në Ukrainë dhe atë të tulipanëve në Kirgizistan. Qasja e matur dhe e qetë e Rusisë, e Shteteve të Bashkuara dhe e Europës që ka ndjekur revolucionin «portokalli» në Ukrainë është një sinjal sigurues se të gjithë janë të vetëdijshëm sesa janë të rënda problemet dhe rreziqet e implikuara në këtë proces maturimi demokratik në vendet e Bashkimit Sovjetik të ndjerë dhe të disponueshmërisë për t’i përballuar me përgjegjshmëri.

(nga La Civilta Cattolica, viti 2005)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Mesazhi prekës i vajzës së Vilson Blloshimit në 47-vjetorin e ekzekutimit të poetëve

Eni Blloshmi Përkujtojmë VILSONIN dhe GENCIN. Të dashur miq, si sot, 47 vjet më parë, …

Leave a Reply