Berisha: Revolta po zien anekënd vendit, jemi të vonuar për protestat

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Partia Demokratike do të realizojë hapjen dhe do ngrejë një front të madh opozitar.

“Hapja nënkupton afrimin në PD të individëve me vlera, të njerëzve me ideale që duan t’i afrohen kësaj partie. Isha në Elbasan, një grup pedagogësh, mjekësh, mësues, shpallën anëtarësimin e tyre në PD. Kjo është një gjë e madhe.

Përveç kësaj, në kuadrin e hapjes, tani do të ngrihen bordet kombëtare, në të cilat ne, sipas fushave, do përpiqemi që të tërheqim personalitetet më të shquara, më të ditura, të atyre fushave, brenda dhe jashtë vendit”, tha Berisha.

“Kjo është për partinë, fronti është diçka tjetër. Fronti është vendosja e organizuar, ose krijimi i një fronti të përbashkët me të gjitha forcat politike opozitare, me të gjithë individët apo organizatat e shoqërisë civile që duan të angazhohen”, tha Berisha.

I pyetur se kur do mbahen protestat, Berisha tha: “Unë jam shumë i vonuar në artikulimin tim pasi zemrat e njerëzve po ziejnë. Revolta po zien anekënd vendit. E kam thënë njëherë dhe po e përsëris prapë. Lëvizjet janë shumë interesante, ndonjëherë i udhëheq ti, ndonjëherë të udhëheqin ato. Kërkesa për protestë është universale. PD është e vonuar. Ne do jemi në lartësinë e detyrimeve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ndodh në PS, Drejtori i Veliajt fut në burg babanë për aferën e tij

Në muajin maj, larg vëmendjes mediatike, Gjykata e Tiranës ka firmosur një vendim përmes të …

Leave a Reply