Berisha, thirrje shqiptarëve: Të ngrihemi për të shpëtuar Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një konference për mediat iu bëri thirrje shqiptarëve që të reagojnë kundër këtij regjimi.

“Soros nëpërmjet deklaratave të njerëzve të tij përligji grabitjen e votës në zgjedhjet e fundit dhe ndërhyri në politikën e brendshme të vendit, për të larguar nga skena politike ish-presidentin dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. PD i bën thirrje shqiptarëve, që të ngrihen në mbrojtje të idealeve të tyre për të shpëtuar Shqipërinë nga regjimi monist i Ramës, i bazuar në krimin, drogën dhe mbështetjen e George Soros.

Zgjidhja është sot më shumë se kurrë në duart e qytetarëve shqiptarë. Të atyre të cilët e duan këtë vend, konsiderojnë lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve si premisën më jetike për zhvillimin e tyre dhe sistemit të tyre. Shembja e këtij sistemi arrihet përmes krijimit të një fronti opozitar. PD në këtë kontekst, konsideron kritike krijimin e një fronti opozitar të përbërë nga të gjitha forcat politike opozitare dhe shoqëria civile, grupet e interesit, rrethi akademik, të gatshëm që të përballet me regjimin e Ramës. PD iu bën thirrje shqiptarëve kudo që janë, të angazhohen me potencialet e tyre për të shpëtuar vendin. PD iu bën thirrje miqve të Shqipërisë, të shqiptarëve dhe demokracisë në Europë e kudo në vend të lirë, që të ndërpresin mbështetjen për regjimin monist të Ramës, si kontribut për rivendosjen e sistemit kontrollues.”, tha Berisha.

About Redaksia2

Check Also

Berisha: Lista e hapur është bërë me më të shquarit e komunitetit! Do të doja që secili të ishte në listën e mbyllur

Kryetari i PD, Sali Berisha është ndalur edhe te lista e hapur e PD-së, duke …

Leave a Reply