Reagimi i FRPD Vlorë
Bordi i Gllaberimit e Centralizimit!
Ne zinxhirin e vjedhjeve, si e vetmja platforme e sektit, me ndryshimin e cmimit te naftes ne rang boteror, gje qe u reflektua ndjeshem ne tregun shqiptar, sekti shpiku Bordin e Transparences, me pretekstin e te qenurit nje rregullator dhe kontrollor i cmimit te hidrokarbureve (nafte, benzine, gaz).
Por nisur nga kjo, cfare na meson Ekonomia dhe cfare eshte ne te vertete Bordi i Transparences ose e quajtur ndryshe Bordi i Gllaberimit?!
1.Ne nje treg te lire, ne nje konkurrence te lire, ne ekonomine e tregut te lire, cmimin e percakton kerkesa dhe oferta, si nje pikeprerje mes tyre, duke u bere kjo ligjesia e pare se si dhe se cfare eshte Ekonomia e Tregut te Lire.
2.Krijimi i Bordit te sektit e deformon teresisht kete ligjesi, duke deformuar aplikimin e ligjesive te tregut te lire ne Shqiperi.
3.Bordi i Centralizmit percakton cmimin, njesoj si ne Ekonomine e Erret te para viteve ’90, duke e denatyruar Ekonomine e Tregut te Lire, duke i dhene atij nuancat e Ekonomise se Centralizuar.
4.Bordi i vjedhjes, nuk ben asgje me shume, se sa aplikon cmimin e Ekonomise se Centralizuar dhe ne te njejten kohe justifikon taksat e shumefishuara per liter karburant te vendosua nga ata vet pergjate 9 viteve.
5.Cmimi i Bordit te Rivjedhjes eshte cmim, shume larg cmimit qe percakton Ekonomia e Tregut te Lire, vec kesaj, mbi 50% e vleres se cmimit eshte vetem taksa per cdo liter.
Nje analize e thjeshte, e cila ngrihet mbi ligjesine e pare te Ekonomise se Tregut te Lire, na bene te kuptojme se ky Bord nuk eshte asgje me shume se sa nje Bord Vjedhjesh, Zhvatjes e Deformues i Lirise se Tregut.
Cmimi katastrofik i naftes ka paralizuar gjithe skemen e funksionimit tone ekonomik dhe renduar ne nivele stratosferike xhepat e cdo qytetari.
Abuzimi i sektit s’ka te ndalur, ata vetem vjedhin, vjedhin e vetem vjedhin!
Bujqesia ne rrezik!
Peshkimi ne rrezik!
Tregtia ne rrezik!
Individi ne rrezik!