Leskaj denoncon në Parlament grabitjen me ligj të tokës së “Plazhit të Gjeneralit”

Bledi KASMI

Ligji Nr. 55/2015 “Për investimet strategjike” kompleton masakrën me pronat private, sidomos ato ne bregdet, që krijoi ligji i përbindshëm 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë”.

Sekti Rama vijon tjetërsimin masiv të pronave publike në zonat më të lakmuara të bregdetit. Statuset “investues strategjik” të dhëna mbi bazen e këtij ligji, nuk janë investime strategjike, por vjedhje me ligje të qepura për oligarkët e Ramës.

Kthetrat e grabitjes së sektit dhe sekserit të vetëm të tij, Ramës, kanë rënë mbi Plazhin e Gjeneralit, një nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar.
Përmes një vendimi në Komitetin e Investimeve Strategjike, qeveria ka vendosur t?i japë falas 635 mijë metër katrorë tokë publike, praktikisht të gjithë atë që njihet si Plazhi i Gjeneralit një kompanie private. Kompania ka marrë statusin e investitorit strategjik dhe përmes tij qeveria i ka dhënë asaj edhe të drejtën ekskluzive të shfrytëzimit të plazhit ranor për 30 vjet. Paralelisht shteti ka marrë përsipër të ndërtojë të gjithë infrastrukturën rrugore, ujësjellësin, impiantin e ujërave të zeza si dhe nënstacionin e energjisë elektrike. Të gjitha këto vepra që kushtojnë me miliona euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, do të shërbejnë ekskluzivisht vetëm për resortin dhe të pasurit që do të blejnë vila aty.

Vendimi, me një të rënë të lapsit i fal një kompanie private minimalisht 60 milionë euro prona publike në Plazhin e Gjeneralit.
Si ligji Nr. 55/2015 “Për investimet strategjike” dhe ai Nr. 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë” kanë krijuar një problematikë serioze në raport me të drejtat e pronësisë, duke ligjëruar shtetëzimin e pronës private për interesa të investitorëve privatë dhe duke u bërë shkak për konflikte të mprehta sociale, sidomos me banorët e Zonës së Bregdedit.

Të dyja këto ligje kanë në qendër një rishtetëzim dhe tjetërsim të tokës në bregdet, duke e vënë në dispozicion të klientëve afër qeverisë dhe duke gllabëruar dhe grabitur pronat e banorëve autoktonë.

Në tetë vitet e qeverisë Berisha, në zonën e Jugut të Shqipërisë dhe në bregdetin e Vlorës ishin dhënë vetëm 12 leje ndërtimi. Në nëndë vitet e sektit Rama, janë dhënë me qindra leje ndërtimi dhe prona, të cilat, në emër të “investitorit strategjik” konsiderohen prona shtetërore. Plazhi i Gjeneralit është viktima e fundit e kësaj grabitjeje.

Ky keqtrajtim skandaloz i të drejtës së shenjtë të pronës frenon investitorët e huaj, aq të nevojshën në gjendjen e sotme të ekonomisë sonë. Sikuse e ka përmendur DASH në një raport të fundit të tij për klimën e investimeve në Shqipëri, “ligji i investimeve strategjike korrupton logjikën investuese dhe nuk është aspak miqësor me investitorët e huaj”.

About Redaksia2

Check Also

Alizoti: Ministri i Brendshëm ka frikë të përmendë emrat e banditëve të zonës ku është zgjedhur

Deputeti i PD, Tomorr Alizoti ka folur për lidhjet e kryeministrit Edi Rama me eksponentë …

Leave a Reply