Rama terror ndaj partive opozitare, sekuestron zyrat e PR, PDK dhe PBDNJ

Avokati i Shtetit dhe Policia e Shtetit, në një akt të paprecedentë, kanë dhunuar selitë e tre partive opozitare, PDK, PR dhe PBDNJ. Shqetësimi është ngritur nga kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka.

Ai thekson se pas sulmit ndaj zyrave të FRD dhe pas dështimit me ‘pengun Basha në opozitë’, pushteti i është vërsulur partive të tjera politike.

Ndokja denoncon se janë sekuestruar zyrat e PDK dhe PR, ndërsa PBDNj është nxjerrë në rrugë.

Nuk dihen ende arsyet e këtij sulmi nga ana e Policisë së Shtetit mbi selitë e partive politike opozitare.

Reagimi i Nard Ndokës

Pushtet arrogant, Avokati i Shtetit dhe Policia e Shtetit, dhunojnë selitë e tre Partive Opozitare (PDK, PR e PBDNJ).

Pushteti pasi dështoi me pengun Basha në Opozitë, i është vërsulur partive të tjera politike.

Mbas sulmit të zyrave të FRD, në shënjestër tashmë Partia Demokristiane e Shqipërisë, PDK, Partia Republikane dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Avokati i Shtetit në mënyrë arbitrare sekustron zyrat dhe merr peng të gjithë dokumentat e dy partive politike PDK e PR, ndërsa Policia e Shtetit nxjerr në rrugë PBDNJ.

Kemi informuar zyrtarisht Presidentin e Shqipërisë, Kryeministrin e Shqipërisë (megjithëse ky është urdhëruesi i plaçkitjes), institucionet ndërkombëtare në vend, OSBE, BE e SHBA-të.

Dhunimi barbar i zyrave të tre partive politike, pengmarrja e dokumentacionit dhe arkivave, shenja të një pushteti arrogant e kriminal, që kërkon asgjësimin e pluralizmit politik.

Partia Demoktistiane e Shqipërisë, PDK

Zyra e Shtypit

Tiranë, më 11 Qershor 2022

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply