Një vizitë për t’u përshëndetur ajo e Kancelarit Scholz

Nga Tritan SHEHU

Gjermania po konsolidon rolin e saj thelbësor në rajonin tonë.

Një vizitë për t’u përshëndetur ajo e kancelarit Scholz.

Një goditje e fortë për aventurizmat politike në rajon:

Deklaratat e kancelarit gjerman ishin këtë herë të qarta, në përputhje me realitetet e perspektivat.

1-Kërkesa e tij që marrëveshja Kosovë – Serbi duhet të përfundojë me “njohje reciproke” është e një rëndësie të veçantë e krejt në përputhje me realitetet e nevojat e rajonit e Europës.

Pa një gjë të tillë çdo skemë e plotë e bashkëpunimit rajonal do të ishte e handikapuar.

2-Konfirmimi i tij për rrugën e vetme të rajonit tonë, atë të integrimit europian të tij merr një rëndësi të veçantë, veçanërisht në këtë periudhë turbulencash, që shpesh nxjerrin në sipërfaqe edhe “Plane B”, krejt në kundërshtim këto me interesat tona jetike.

3-Dhe në këtë kontekst mbështetja e tij vetëm ndaj “Procesit të Berlinit” e “Tregut të Përbashkët Rajonal” të tij, e plotëson dhe konsolidon atë konfirmim, duke kërkuar të na largojë nga çdo nismë tjetër pa Brukselin brenda, siç është “Ballkani i hapur”, të cilën ai as e mori në konsideratë.

Deklarata prej tij për “rigjallërimin” e Procesit të Berlinit është jo vetëm një impenjim konkret, por dhe një “tërheqje vëmendje” për ata që duan ta “sfumojnë” nëpërmjet “Ballkani të Hapur” serb.

4- Konfirmimi i tij për mbrojtjen e “sovraniteteve” në kufijtë ekzistues na kujton një tentativë tashmë të dështuar, por akoma të rrezikshme, atë të shkëmbimit të territoreve.

Pa asnjë dyshim që duhet bërë një falenderim i qartë për z.Scholz e pozicionimin e Gjermanisë!

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply