Berisha: Me Edi Ramën rendi dhe siguria në duart e krimit!

Miq, ngjarja e sotme shënon një tjetër rekord të zi të fuqizimit të krimit dhe dështimit të shtetit për të garantuar siguri për qyetetarët.

Shpërthimi i sotëm i telekomanduar për eleminimin e kundërshtarit dhe kërcënuar jetën e shumë të tjerëve flet shumë jo vetëm për nivelin e organizimit të mafias por më rënde akoma, ai mbart elementë të një akti terrorist.

Edi Rama nuk mund të luftojë krimin pasi ashtu siç po del çdo ditë nga dëshmitë e Dumanit, ai dhe politikanë pranë tij, janë aleatë të grupeve kriminale të cilat i përdorin për të blerë e vjedhur vota me qëllim deformimin e vullnetit të qytetarëve.

Shqipëria dhe shqiptarët nuk meritojnë të qeverisen nga banditët në qeveri dhe në rrugë. Me Edi Ramën nuk ka as siguri e as të ardhme.

About Redaksia

Check Also

Flet për sabotim nga Gjermania/ Gazetari: Rama ka humbur mbështetjen ndërkombëtare, nuk e mbyll mandatin

Analisti Enton Abilekaj deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se ka gjasa që …

Leave a Reply