Shqiptarët marshim proteste në New York: Edi Rama mos na provoko!

Komuniteti shqiptar në Nju Jork ka protestuar sot me pankarta në duar kundër ndërtimit të HEC-it të Skavicës.

Projekti që parashikon ndërtimin e hidrocentralit do të bëjë evakuimin e mijëra banorëve nga shtëpitë e tyre dhe shkatërrimin e ekosistemit përgjatë luginës së Drinit.

Ata shprehen se Drini dhe Dibra duhet të mbrohen ndërsa i drejtohen Ramës duke i thënë ‘të mos i provokojë’.

‘Ruaje Drinin, ruaje Dibrën.”-shkruhet në pankartat e tyre.

Ndërsa disa të tjerë mbajnë në duar pankarta që shkruajnë ‘Hiqja pritën Dibrës se do të dalë punë.’

Thirrja për të shpëtuar lumin Drin nga ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës është bërë nga Shoqata ‘Rrënjët Shqiptare’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohur ndryshe si ”Albanian Roots”.

 

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply