Kërkesa që duhen përshëndetur!

Nga Sali BERISHA

Të dashur miq, vlejnë për t’u vlerësuar dhe pershendetur kërkesat e bëra dje në Beograd nga kancelari gjerman Scholz, i cili i kërkoi publikisht serbomadhit Vuçiç njohjen e Kosovës si dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Ne konferencen e tij per shtyp Kancelari Scholz tha se

“Marrëveshja në fund duhet gjithashtu të zgjidhë çështjen e njohjes së Kosovës, sepse është e paimagjinueshme që dy vende, të cilat nuk e njohin njëra-tjetrën, të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.”, u shpreh Scholz duke shprehu keshtu per here te pare haptas qendrimin e vendit te tij ndaj marrveshjes Kosove Serbi.

Ndërkohë Vuçiç luajti rolin e te paditurit dhe hipokritit, duke u shprehur se: “Ne e dëgjuam vetëm sot, për herë të parë, se po kërkohet njohja reciproke. Nuk e kemi dëgjuar kurrë më parë këtë gjë nga Evropa.”

Me gjuhën dhe vendimet prej autokrati serbomadh të cilat e karakterizojnë, ngjashëm me Millosheviçin, Vuçiç theksoi: “Mos u mërzisni aspak që qëndrimi ynë ndaj Kosovës është krejt i ndryshëm nga juaji. Sikurse ju dëshironi  integritetin territorial të Ukrainës, po ashtu edhe serbët duan integritetin territorial të Serbisë.”

Me këtë dekleratë presidenti i serbomadhisë Vuçiç krahasoi ndërhyrjen çlirimtare të Natos në Kosovë me pushtimin barbar rus ne Ukraine.

Por kancelari Scholz i bëri fare të qarta qëndrimet dhe kërkesat lidhur me çështjen e Kosovës, sigurinë e paqen në Rajon si edhe luftën në Ukrainë.

Në vizitat e tij në Prishtinë e Beograd, kancelari gjerman nuk la pa përmendur sanksionet ndaj Rusisë. Nga njëra anë ai përgëzoi Kosovën e cila, njësoj si shtetet perëndimore, i është bashkuar ndëshkimit ndaj Moskës. Nga ana tjetër, ai i kërkoi Beogradit të harmonizojë politikat e tij me BE-në, sikurse duhet të veprojë  një shtet kandidat për Union.

“Në kohët që po jetojmë, vlera e paqes dhe sigurisë na është bërë mëse e qartë sërish; një arsye më shumë dhe e rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë që të gjejnë një zgjidhje politike dhe zgjidhje gjithëpërfshirëse të qëndrueshme që kontribuon në stabilitetin rajonal”, tha Scholz.

Duke përshëndetur kerkesat e Kancelarit Scholz gjat vizitës së tij në Beograd dënoj gjithashtu reagimet e serbomadhit Vuçiç i cil sot me politiken që ndjek është faktor kryesor konfliktualiteti në rajon.

About Redaksia

Check Also

Safet Butka, patrioti që nuk pranoi vëllavrasjen

Safet Butka, Patrioti që nuk Pranoi Vëllavrasjen! Shkëlqim Hysaj Lepenica Më 19 shtator 1943, në …

Leave a Reply