Berisha përkujton 144 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përkujtuar 144 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.  Berisha shkruan në Facebook se, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ku u mblodh elita politike e katër vilajeteve të trojeve shqiptare, hodhi themelet e shtetit të ardhshëm shqiptar.

Postimi

144 vjetori i Lidhjes se Prizrenit

Te dashur miq, 144 vite me pare, me 10 qershor te vitit 1878, elita politike e kater vilajeteve te trojeve shqiptare, ne nje moment kritik per egzistencen e kombit, u mblodh dhe themeloi Lidhjen Shqiptare te Prizrenit.

Lidhja u themelua per te mbrojtur trojet shqiptare te cilat me Traktatin e Kongresit te Berlinit copetoheshin dhe u jepeshin si shperblim disa shteteve nderkohe qe shqiptaret nuk pranoheshin si nje komb i veçante.

Lidhja zgjodhi Komitetin e saj Qendror te kryesuar nga Iliaz Pashe Dibra, dhe krijoj ushtrine e Lidhjes per te mbrojtur trojet shqiptare. Me vone Lidhja krijoi edhe qeverine e pare shqiptare te drejtuar ne nga Ymer Pashe Prizreni.

Promotor i organizimit te Lidhjes dhe veprimtarive te saj kombetare dhe nderkombetare, si dhe nje nder udheheqesit kryesore te saj ishte Abdyl Bej Frasheri.

Lidhja e Prizrenit me organet dhe veprimtarine e saj hodhi themelet e shtetit te ardhshem shqiptar. Ajo u provoi fuqive te kohes se kombi shqiptar jo vetem egzistonte, por ishte i vendosur te mos pranonte copetimin e trojeve shqiptare e ti mbronte ato me arme ne dore.

Nderim dhe mirenjohje te perjetshme themeluesve dhe udheheqesve te Lidhjes se Prizrenit dhe luftetareve te saj qe luftuan dhe rane per mbrojtjen e trojeve shqiptare. sb

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply