Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përkujtuar 144 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit. Berisha shkruan në Facebook se, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ku u mblodh elita politike e katër vilajeteve të trojeve shqiptare, hodhi themelet e shtetit të ardhshëm shqiptar.
Postimi
144 vjetori i Lidhjes se Prizrenit
Te dashur miq, 144 vite me pare, me 10 qershor te vitit 1878, elita politike e kater vilajeteve te trojeve shqiptare, ne nje moment kritik per egzistencen e kombit, u mblodh dhe themeloi Lidhjen Shqiptare te Prizrenit.
Lidhja u themelua per te mbrojtur trojet shqiptare te cilat me Traktatin e Kongresit te Berlinit copetoheshin dhe u jepeshin si shperblim disa shteteve nderkohe qe shqiptaret nuk pranoheshin si nje komb i veçante.
Lidhja zgjodhi Komitetin e saj Qendror te kryesuar nga Iliaz Pashe Dibra, dhe krijoj ushtrine e Lidhjes per te mbrojtur trojet shqiptare. Me vone Lidhja krijoi edhe qeverine e pare shqiptare te drejtuar ne nga Ymer Pashe Prizreni.
Promotor i organizimit te Lidhjes dhe veprimtarive te saj kombetare dhe nderkombetare, si dhe nje nder udheheqesit kryesore te saj ishte Abdyl Bej Frasheri.
Lidhja e Prizrenit me organet dhe veprimtarine e saj hodhi themelet e shtetit te ardhshem shqiptar. Ajo u provoi fuqive te kohes se kombi shqiptar jo vetem egzistonte, por ishte i vendosur te mos pranonte copetimin e trojeve shqiptare e ti mbronte ato me arme ne dore.
Nderim dhe mirenjohje te perjetshme themeluesve dhe udheheqesve te Lidhjes se Prizrenit dhe luftetareve te saj qe luftuan dhe rane per mbrojtjen e trojeve shqiptare. sb