Berisha thirrje kryetarëve të degëve: Koha është të bëjmë natën ditë!

Kryetari i PD, Sali Berisha a u bëri thirrje kryetarëve të degëve të qëndrojmë në nivelin e idealeve të anëtarësisë. Berisha tha se, Rama duhet përmbysur me mjetet demokratike!

“Unë ju bëj thirrje ju të qëndrojmë në nivelin e idealeve të anëtarësisë sonë, të mbështetësve tanë. Koha është të bëjmë natën ditë, të bëjmë gjithçka për të shumëfishuar aktivitetin tonë. Kemi probleme për të zgjidhur, e di që secili prej jush do të donte të merrej me një cështje, ka ikur ajo kohë, s’kemi më atë privilegj, duhet të jemi në disa drejtime, duhet të shndërrohemi të gjithë në organizatorë.

Do shumëfishojmë aktivtetin tonë, në rrjetet sociale e kudoo. Duhet të shndërrohemi të gjithë në aktivistë që do afrojnë njerëzit pranë vetes tonë. Do të krijojmë frontin opozitar. Rama duhet përmbysur me mjetet demokratike. Unë kam besim se do të qëndrojmë në lartësinë e detyrave tona.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply